Përbërësit:
- 7 të bardha veze
- 2 të verdha veze
- 60 gr sheqer
- 15 gr miell
- Pak lëkurë limoni e grirë
- Gjalpë për lyerjen e tavës
- Pak qumësht (në fund të tavës)
- Sheqer pluhur për pudrosje
Përgatitja:
Rrahim të bardhat e vezëve derisa të fillojnë të bëhen shkumë. Shtojmë 40 gr sheqer dhe vazhdojnë rrahjen derisa të krijohet masë e fortë. Në një enë tjetër rrahim të verdhat me 20 gr sheqer derisa të zbardhen. Shtojmë miellin dhe lëkurën e limonit. Përziejmë pak nga masa e të bardhave me të verdhat. Më pas shtojmë pjesën tjetër ngadalë, me lëvizje nga poshtë lart. Lyejmë tavën me gjalpë dhe hedhim pak qumësht në fund. Formojmë 3–4 “male” me përzierjen. E pjekim në 200°C për 10–15 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë. Sipër vendosim sheqer pluhur.
Komente











