Përbërësit:
- 3 lgj vaj ulliri
- 1/3 filxhan qepë e grirë
- 500 gr spinaq
- 1/8 lugë çaji arrë moskat
- 1/3 filxhan djathë i grirë
- 1/3 filxhan gjalpë
- 3 lugë gjelle miell
- 1¼ filxhan qumësht i ngrohtë
- 5 të verdha vezësh
- 7 të bardha vezësh
- 1/4 filxhan galetë e grirë
- Kripë, piper
Përgatitja:
Kaurdisni qepën derisa të bëhet transparente. Shtoni spinaqin dhe gatuajeni në zjarr të ulët derisa të avullojë lagështia. Përzieni me arrën moskat, djathin, kripën dhe piperin. Në një tenxhere tjetër shkrini gjalpin, shtoni miellin dhe përziejeni për 1 minutë. Hidhni qumështin e ngrohtë duke e përzier vazhdimisht derisa të formohet një beshamel i trashë. Hiqeni nga zjarri dhe shtoni një nga një të verdhat e vezëve. Më pas përzieni me masën e spinaqit. Këtë përzierje mund ta ruani në frigorifer deri në momentin e pjekjes. Rreth 1 orë para servirjes, rrihni të bardhat e vezëve derisa të bëhen marengë e fortë. Përziejini me kujdes me masën e spinaqit që të mos humbasin volumin. Lyeni me gjalpë një tavë sufleje, spërkateni me galetë, hidhni masën në tavë dhe sipër spërkateni me pjesën e mbetur të galetës. Piqeni në 180°C për 40–45 minuta. Shërbejeni menjëherë, para se sufleja të ulet.
Komente











