Sufle me spinaq

Përbërësit:

  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 qepë e thatë
  • 2 presh
  • 6 qepë të njoma
  • 1 kg spinaq
  • 2 lugë gjelle kopër
  • 250 gr djathë miks (krem djathi, kaçkavall, mozzarella)
  • Kripë, piper

Për kremin:

  • 1 litër qumësht
  • 80 gr niseshte
  • 50 gr gjalpë
  • 200 gr djathë kremoz
  • 2 vezë
  • Kripë, arrë myshk

Përgatitja:

Ngrohim vajin e ullirit në një tenxhere të gjerë dhe skuqim qepën e thatë, qepët e njoma dhe preshin për 3–4 minuta derisa të zbuten. Shtojmë spinaqin, rrisim temperaturën dhe e gatuajmë derisa të avullojnë lëngjet. Në fund shtojmë koprën e grirë, kripë dhe piper. E largojmë nga zjarri, dhe ndërkohë përgatisim kremin. Në një tenxhere përziejmë qumështin me niseshten dhe gjalpin derisa të trashet. Shtojmë kripën, piperin, arrën moskat, djathin kremoz dhe gjysmën e djathrave të grirë. I përziejmë derisa të shkrihen, e largojmë nga zjarri dhe shtojmë vezët duke i përzier shpejt. Bashkojmë masën e spinaqit me kremin dhe e hedhim në tavë të lyer me pak vaj. E mbulojmë sipërfaqen me djathin e mbetur dhe e vendosim suflenë në furrë në 180°C për 40 minuta.