Tost francez në tavë

Përbërësit:

  • 10 feta buke të vogla
  • 4 vezë
  • 400 ml qumësht
  • 1 vanilje
  • 1 lugë e vogël kanellë
  • 4 lugë sheqer
  • Boronica, mjedra dhe manaferra nga ngrirja
  • Gjalpë 50 g dhe pak sheqer për sipër

Përgatitja:

Rrahim vezët me sheqerin pak kripë, vanilje, kanellë dhe qumështin. Zhysim fetat e bukês për disa çaste duke i kthyer disa herë dhe i rreshtojmë te tava e lyer me gjalpë, shtojmë frutat e pyllit dhe qumështin që mbeti në tas. Pak gjalpë dhe sheqer sipër sa të karamelizohen, në furrë për 20 minuta me 180 gradë.