Deputeti Dashnor Sula, teksa po diskutohet mbi ndryshimet në Kodin Zgjedhor në Kuvend, ka shprehur kundërshtitë e tij, ndërsa e ironizoi si një ceremoni martesore mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike. Ai u shpreh se demokratët kishin shpresë që në 2025, por pas këtyre zgjedhjeve ne s’do të kemi opozitë, por një shoqatë. Në këtë kuadër, Sula i bëri një thirrje Kryeministrit që të mos dalë të bëjë fushatë në 2025-ës.
'Sot mungon një pjesë e mirë e deputetëve që ta celebrojnë dhe që të jenë dëshmitar. Gjiknuri shprehu një shqetësim se tha se nuk dinte me kë të diskutonte. Ke qenë në pozita shumë të vështira. Respekt për gratë deputete po ta kisha unë në dorë 100 deputete do të jenë gra dhe 40 burra.
Fatkeqësisht nuk do të fitojmë në 2025, kemi një bllok që do të çimentohet në 2025, trajtani i Varshavës dhe ai i NATO-s.
A e dini që nuk do të kemi një listë zgjedhore, por do të kemi 4 lista zgjedhore. Një ajkë do të kemi Edi Ramën dhe tjetri do të jetë Sali Berisha. Lista tjetër do të jetë ajo e iluzionistëve, që do të ëndërrojnë se do të fitojnë mandatet, por as do tia arrijnë do.
Do kthehen gra në 2025 me këtë ligj edhe burrat. E kam thënë dhe në 2008 kam votuar kundër sepse ishte një marrëveshje e pamoralshme. Këtu në parlament u bë një marrëveshje e turpshme. Dinjitetin se kam çaur për tokë. Me gjakun e viktimave të Gërdecit votuan dhe ja në çfarë gjendje jemi sot. I vetmi argument ishte që ne nuk do të lejojmë të vijnë të fortët biznesmenët dhe kriminelët. Ndodhi ajo që erdhën vrasës me pagesë e kriminelë. U desh për herë të parë që të nxirret një ligj për të nxjerrë nga Kuvendi kriminelët. Kam një kërkesë nëse na ndjek Rama.
Zoti kryeministër çfarë ilaçi i ke dhënë opozitës. Çfarë vaksine u kë bërë sot më 26 korrik 2024. Të gjithë kishim. Ne nuk kemi fituar më. Nuk mund të shtirem. Kjo është thjesht një bllok politik që do të çimetohet në 2025. Kjo është për të ardhur keq. Do jetë lista e servilave. Do jetë lista e burrave dhe e grave të cilët s’do jenë më burra po do jenë gra. 23/ e listave të hapura mashtrim i madh. 1/3 janë servilë të kryetarit.’- tha Sula.
Lajmi kryesor:
106 vota pro, PS-PD miratojnë ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Lista të hapura në 2/3 dhe votë të diasporës! ‘Përplasen’ demokratët, akuza për pazar Berisha-Rama
M.Q./I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
63.3%
-
Të gabuar
24.9%
-
Nuk kam mendim
11.8%
Vota total: 4302
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Kuptimi i zyrave publike', Elektroshok në Report Tv nga Profesor Ardian Ndreca
17 Janar, 22:05
-
'Si sot në 2019 hyra në këtë zyrë, i kënaqur që dola i pa tjetërsuar', Braçe poston fotot: Nesër Rama do të vijë në Divjakë
17 Janar, 20:38
-
Afera Partizani/ Kërkoi shfuqizimin e arrestit në shtëpi, Kushtetuesja rrëzon sërish Berishën: Pretendime të pabazuara! Kuvendi nuk shkeli ligjin me dhënien e autorizimit
17 Janar, 18:40
-
EKSKLUZIVE/ '4 vrasjet e 21 Janarit' - E motra e Ziver Veizit për Report Tv: Berisha e pranoi vetë krimin shtetëror, çfarë pret më SPAK? Të dënohen urdhëruesit e zbatuesit
17 Janar, 18:31
-
'Studio Live'/ Haklaj: Berisha me primaret do të godasi grupin e Bardhit dhe të nxjerr vajzën e tij! Kërkon një parti 'bunker' kundër SHBA-së
17 Janar, 17:50
-
Zgjedhjet/ Rama thirrje diasporës: Regjistrohuni të votoni! E dini kush ua ngriti kokën e ulur në Greqi, Itali e gjetkë
17 Janar, 16:10
-
Manipulime në zgjedhjet në degën nr.2 në PD, Çollaku: Shqetësim edhe për procesin e primareve! Meta s’mund të jetë në listën tonë, është i majtë
17 Janar, 16:06
-
Zgjedhjet e 11 Majit/ Aleanca Shehi-Alibeaj-Basha! Kreu i LZHK-së konfirmon negociatat mes 3 grupimeve: Brenda muajit e bëjmë zyrtare! (VIDEO)
17 Janar, 15:16
-
Berisha tha se banda e Suel Çelës e dhunoi në zyrë, kryebashkiaku i Elbasanit e përgënjeshtron: S'ka mundësi të rrihet një kryetar
17 Janar, 14:50
-
Akuzat për manipulim votash, Leka për Report TV: PD ka instaluar vjedhjen e zgjedhjeve në parti! Sondazhet? Më të përçarë se kurrë, opozita me Berishën s’vjen në pushtet
17 Janar, 14:04
-
SHËNIM/ Përse iu desh Berishës dhe shtypit të tij të shpiknin 'një apartament' të Ajolës
17 Janar, 13:32
-
Evakuimi i fëmijës nga Gaza, Rama replikon me komentuesit: Me kërkesë të partnerëve ndërkombëtarë! Mos u përdorni nga llumi i foltoreve
17 Janar, 13:04