TIRANE - Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe dërgon për gjykim kërkesën për Altin Sulku, i akuzuar për vrasjen e ish-vjehrrit të tij, Lutfi Xhaferri dhe plagosjen e ish-vjehrrës, Naime Xhaferri, ngjarje e ndodhurmë 17 maj të këtij viti në Kashar të Tiranës.
Po ashtu, prokuroria ka dërguar për gjykim edhe babain e Altin Sulkut, Skënder Sulku, i akuzuar për “armëmbajtje pa leje”, pasi gjatë kontrollit policor për arrestimin e të birit për krimin e kryer, në shtëpinë e tij janë gjetur 170 plumba automatiku.
Hetimi për të pandehurit është zhvilluar nën masën e sigurisë “arrest me burg” për Altin Sulkun dhe “detyrim paraqitje” për babanë e tij.
Sipas deklarimeve Naime Xhaferrit mëngjesin e 17 majit Altin Sulku u ka dalë para bashkëshortëve Xhaferri, ish-vjehrrëve të tyre, dhe u ka thënë që “ju më keni qëlluar mbrëmë në darkë me armë te shtëpia”. Pavarësisht se kjo akuzë është hedhur poshtë menjëherë nga Lutfi Xhaferri, - thotë prokuroria, - Sulku ka qëlluar menjëherë me automatik, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Në këtë moment, Naime Xhaferri ka tentuar t’i marrë armën, por është goditur me plumb në dorë.
Më pas autori u largua nga vendi i ngjarjes dhe është arrestuar disa orë më vonë nga ana e forcave të Policisë së Shtetit.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com