Sulm i armatosur në një lokal në
Tel Aviv, 2 viktima e 7 te plagosu

Dy persona kanë humbur jetën dhe 7 të tjerë kanë mbetur të plagosur në Tel Aviv, pasi një person hapi zjarr në një bar kafe në qendër të qytetit.
 
Siç raportojnë mediat izraelite, forcat e sigurisë kanë nisur një operacion masiv kërkimi për personin që qëlloi në rrugën Dizengoff, ndërsa njësitë anti terrorizëm po kontrollojnë në zona të ndryshme të Tel Avivit. Nuk janë ende të qarta motivet e ngjarjes që vjen pas një valë sulmesh kundër izraelitëve dhe incidenteve me palestinezët.

“Nuk kemi ende informacion të saktë për incidentin, nëse bëhet fjalë për një sulm terrorist apo një ngjarje kriminale”-tha një zëdhënës i policisë së Tel Avivit.
 
Megjithatë kryetari i bashkisë Ron Huldai, tha për gazetën Jerusalm Post, se ngjarja duket të jetë një sulm terrorist i motivuar nga nacionalizmi.
 
21 izraelitë dhe 131 palestinezë kanë mbetur të vrarë që prej datës 23 dhjetor të vitit të kaluar si pasojë e konflikteve të fundit.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti