Rusia është përballur me një sulm masiv me dronë ukrainas gjatë natës, ku sipas autoriteteve ruse kanë humbur jetën dy persona dhe është goditur një rafineri nafte. Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se gjatë natës janë lëshuar 1.110 dronë ukrainas ndaj 19 rajoneve të Rusisë, përfshirë Moskën. Sipas ministrisë, të gjithë dronët janë interceptuar nga mbrojtja ajrore.
Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, deklaroi se mbrojtja ajrore ruse ka rrëzuar 338 dronë që po drejtoheshin drejt kryeqytetit. Sipas tij, gjatë sulmit është goditur një pjesë e një rafinerie nafte, ku ka shpërthyer zjarr. Sulmet kanë shkaktuar edhe probleme në transportin ajror, duke bërë që mbi 30 fluturime të pezullohen në aeroportet e Moskës.
Përveç Moskës, në shënjestër kanë qenë edhe rajonet e Belgorodit, Bryanskut, Kurskut, Ryazanit, Tulës, Kalugës, Vladimirit, Nizhny Novgorodit, Tambovit, Voronezhit, Lipetskut, Smolenskut, Orelit, Rostovit, Volgogradit, Saratovit dhe Samaras, si dhe territori i Krasnodarit.
Sobyanin e cilësoi sulmin si të paprecedentë dhe akuzoi Ukrainën se po përpiqet të pengojë zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare në Rusi. Sipas tij, që prej së shtunës, mbrojtja ajrore ruse ka rrëzuar mbi 1.600 dronë ukrainas në të gjithë vendin, prej të cilëve rreth 450 ishin drejtuar drejt Moskës.
“Sulmi i paprecedentë ishte planifikuar qartësisht me qëllim pengimin e zgjedhjeve. Armiku nuk ia doli”, deklaroi kryebashkiaku i Moskës në Telegram.
Sulmi vjen në ditën e tretë dhe të fundit të zgjedhjeve parlamentare në Rusi, të parat që nga nisja e pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Qytetarët rusë po votojnë për të zgjedhur 450 deputetët e Dumës Shtetërore.
Presidenti Vladimir Putin e ka paraqitur votimin si një tregues të mbështetjes për ushtrinë ruse dhe luftën në Ukrainë. Partia në pushtet, Rusia e Bashkuar, synon të ruajë dominimin në parlament, ndërsa shumica e kandidatëve kundër luftës janë përjashtuar nga gara. Kievi i ka cilësuar zgjedhjet si një farsë, ndërsa autoritetet ruse kanë raportuar edhe sulme kibernetike ndaj sistemit të votimit elektronik në Moskë.
Menjëherë pasi u mbyllën qendrat e votimit në Rusi, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në rrjetet sociale se kishte pasur një "bisedë të rëndësishme" me homologun amerikan Donald Trump.
Zelensky tha se pranoi të takohej me presidentin amerikan në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në New York javën e ardhshme dhe se bisedimet sipas tij mund të “ndryshojnë shumë”.
"Ekziston një vrull diplomatik", shkroi Zelensky, shkruajnë mediat e huaja.
Presidenti i Ukrainës tha se ka “ide për hapa për uljen e tensioneve dhe adresimin e çështjeve themelore të sigurisë”.
"Ne po punojmë së bashku me ekipin amerikan dhe jemi të gatshëm të ndërmarrim hapa vërtet seriozë", shtoi ai.
-
Sa hipokrizi , ukrahina qellon me 1100 dron dhe na flisni per viktimat nga sulmet ruse, me gjithe dimbjen e sinqerte per viktimat.......Nuk na thate sa ruse u vrane nga 1100 dronet ukrahinas??????Jeni te pa fytyre ,pa cipe dhe te pa nder, PEHRA......
Përgjigju -
Pse nuk pergjigjeni me nji Sarmat dhe ti tregoni ku eshte kufiri apo nuk dini si ti perdorni e vetmja qe ju ka mbetur per ta mbrojtur Rusine.
Përgjigju-
Hej bela, mire filipinasit dhe indianet, por edhe ruset kane filluar te flasin shqip?! Tobestrafkulla!!!!
-



Komente
Komento