Lufta/ Kiev: 11 të vdekur nga bombardimet ruse në Kharkiv! U përdoren dhe raketa hipersonike! Stoltenberg: Kina po nxit luftën në Europë

KIEV-  Bombardimet ruse në një qendër tregtare në Kharkiv të Ukrainës kanë lënë të vrarë të paktën 11 persona. Dhjetëra persona të tjerë janë plagosur nga sulmi i 25 majit, i cili goditi një qendër tregtare me vizitorë.

Më herët, guvernatori i rajonit të Kharkivit, Oleh Synyehubov, dhe zyrtarë të tjerë ukrainas thanë se sulmi u krye me dy predha nga Rusia, të njohura si “bomba rrëshqitëse”, pasi armë të tilla rrëshqasin drejt objektivit me apo pa sistem që i drejton. Këso armësh janë përdorur nga Rusia në mbarë Ukrainën.

 Mbrëmjen e djeshme Rusia ka ndërmarrë një sulm masiv në Ukrainë, me 14 raketa - duke përfshirë dy "Kinzhal" hipersonike dhe 31 dronë u bë i ditur nëpërmjet një njoftimi në Telegram nga Forcat Ajrore të Kievit, sipas të cilave forcat e mbrojtjes ukrainase rrëzuan 12 raketa X-101/X-555 dhe të 31 dronët kamikaz Shahed-131/136.

 Presidenti Volodymyr Zelensky me anë të një postimi ka reaguar duke thënë se e dënon sulmin "qartësisht civil".

“Vetëm të çmendurit si Putin janë në gjendje të vrasin dhe terrorizojnë njerëzit në një mënyrë kaq të neveritshme,” ka thënë Zelensky duke shtuar se brenda supermarketit kanë qenë 200 persona.

Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një intervistë për gazetën gjermane Welt tha se Pekini po nxit luftën në Evropë. Nga ana tjetër Presidenti i SHBA Joe Biden përsëriti vendimin për të mos dërguar ushtarë amerikanë në Ukrainë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:51
Biden: S'dërgojmë ushtarë amerikanë në Ukrainë

1716273135_1710314987bidenjoe.JPG

Foto: Joe Biden

Presidenti i SHBA Joe Biden përsëriti vendimin për të mos dërguar ushtarë amerikanë në Ukrainë, ndërsa forcoi qëndrimin e tij për të vazhduar mbështetjen e Ukrainës përballë pushtimit rus.

"Nuk ka ushtarë amerikanë në luftën e Ukrainës, jam i vendosur të ruaj këtë gjendje," tha Biden gjatë fjalimit të tij të diplomimit në Akademinë Ushtarake të SHBA në West Point, rreth 65 kilometra nga Nju Jorku.

Ora 08:51
Stoltenberg: Pekini nxit luftën në Evropë

Foto: Jens Stoltenberg

"Kina thotë se dëshiron të mbajë marrëdhënie të mira me Perëndimin. Në të njëjtën kohë, Pekini po nxit luftën në Evropë. Nuk mund ta keni në të dyja mënyrat"

Kështu është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një intervistë për gazetën gjermane Welt.

“Ka një rritje të qartë në shitjet e pjesëve të makinerive, mikroelektronikës dhe teknologjive të tjera që Moska përdor për të prodhuar raketa, tanke dhe avionë për përdorim kundër Ukrainës”, shton Stoltenberg.

Në këtë mënyrë Kina po rrezikon bashkëpunimin me vendet perëndimore, shkruan gazeta.

Ora 08:39
Bastisja në hipermarket në Kharkiv: 11 të vdekur dhe 60 të plagosur

 

Foto: Ukrainë

Një bastisje ruse ka sulmuar një hipermarket në Kharkiv. Të paktën 11 persona kanë vdekur, rreth gjashtëdhjetë janë plagosur, ndërsa ka akoma njerëz të zhdukur.

Sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, në qendrën tregtare në momentin e sulmit ndodheshin “më shumë se 200 persona”.

Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Keni mungesë hekuri? Konsumoni këto 4 fruta të thata

Keni mungesë hekuri? Konsumoni këto 4 fruta të thata