Sulm me armë në Britani, 6 viktima, mes tyre një vajzë 5 vjeçe dhe autori! Nisi të shtënat brenda shtëpisë dhe më pas qëllon në rrugë, në fund agresori vret veten

Sulm me armë në Britani, 6 viktima, mes tyre një vajzë 5 vjeçe dhe autori! Nisi të shtënat brenda shtëpisë dhe më pas qëllon në rrugë, në fund agresori vret veten

Autori i sulmit dhe vendi i ngjarjes

6 të vdekur është bilanci i sulmit me armë në një lagje të Plymouth të Britanisë së Madhe. Mes viktimave janë tre gra, një vajzë 5 vjeçe, një burrë dhe autori i sulmit, Jake Davison i cili vrau veten pas gjithë masakrës që kishte kryer.

Sipas mediave vendase, autori ka sulmuar anëtarët e familjes së tij në banesë dhe më pas ka dal në rrugë. Dëshmitarët thonë se ai mbante një armë me tytë dhe u pa duke ikur në një park, plagosi dy qytetarët që kishin dalë me qen dhe më pas ka hapur zjarr gjithandej tek kalimtarë të rastit. Ende nuk dihet as dinamika e plotë e ngjarjes dhe shkaku i sulmit me armë zjarri.  

Zyrtarët shprehen se  kjo ngjarje "nuk ka lidhje me terrorizmin", ndërsa autoritetet kanë bërë thirrje për qetësi.

"Ne dëgjuam një numër goditjesh të forta për të cilat thashë që tingëllojnë si të shtëna armësh. Pastaj ai vrapoi në park dhe pati të shtëna të tjera. Dëgjova dikë që tha se kishte qëlluar vëllain e tij”, tha një banore e zonës.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen