Përgjaken Pashkët në një sinagogë në Kaliforni, një i vdekur dhe tre të plagosur (VIDEO)

SHBA-Një 19-vjeçar i armatosur hapi zjarr në një sinagogë të Kalifornisë gjatë së shtunës duke vrarë një grua dhe duke plagosur 3 të tjerë.

Në sinagogë po kremtohej mesha e Pashkës, kur agresori kreu sulmin. Autori i identifikuar si John Earnest u arrestua nga policia në Poëay, në veri të qytetit të San Diegos.

Presidenti Donald Trump e cilësoi si “një krim urrejtjeje”. Autoritetet amerikane po hetojnë mbi të kaluarën e të riut që kreu sulmin dhe motivet.  Paraprakisht autoritetet thanë se Earnes ishte nën hetim edhe në lidhje me një zjarr të rënë në një xhami të zonës, muajin e kaluar.

Sulmi në San Diego vjen 6 muaj pas të shtënave në Pittsburg, në tetor të vitit 2018, kur mbetën të vdekur 11 persona. Javën e kaluar u përgjakën Pashkët katolike në Sri Lanka pas një sulmi terrorist që vrau 300 persona (lexo këtu).

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja