Të paktën pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me armë zjarri në një qendër rinore në qytetin Stade, në veri të Gjermanisë, njoftoi policia të hënën.

Sipas autoriteteve, 2 persona janw arrestuar, por policia nuk ka bërë të ditur numrin e saktë të viktimave dhe nuk ka dhënë detaje të tjera për ngjarjen.

Në një njoftim në rrjetin social X, Policia e Lüneburgut u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin zonën ku ndodhi sulmi.

Hetuesit nuk kanë dhënë ende informacione mbi rrethanat apo motivet e sulmit. Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie dhe shërbime emergjence, ndërsa hetimet vijojnë.

Lajmi në përditësim