Sulm me dron në Iran, Ministria e Mbrojtjes iraniane: U shënjestrua fabrika e prodhimit të armëve
Foto nga sulmet me dron në Iran
Ministria iraniane e Mbrojtjes thotë se ka penguar një sulm me dron në një objekt ushtarak në qytetin e Isfahanit. Sipas njoftimit të tyre, tre dronë kishin shënjestër Isfahanin, por nuk pati viktima.
Një dron u shkatërrua nga sistemet e mbrojtjes ajrore dhe dy u kapën nga "kurthe të mbrojtjes", duke shkaktuar dëme të vogla në një ndërtesë. Hossein Amir-Abdollahian, ministri i jashtëm i Iranit, tha se incidenti kishte synim destabilizimin e vendit.
Zëdhënësi i Pentagonit, gjenerali Patrick Ryder tha se ushtria amerikane nuk luajti asnjë rol në sulmet, raportoi agjencia e lajmeve Reuters. Sulmi vjen në mes të tensioneve të rritura mbi programin bërthamor të Iranit dhe furnizimin e tij me armë për luftën e Rusisë në Ukrainë.
Vendi është përfshirë gjithashtu nga protestat gjatë ditëve të fundit pasi qytetarët janë nxitur nga vdekja e një gruaje që u arrestua për shkelje të kodit të rreptë të veshje. Në një deklaratë për mediat shtetërore iraniane, ministria e mbrojtjes tha se sulmi me dron ndodhi të shtunën në mbrëmje rreth orës 23:30.
Agjencia e lajmeve IRNA tha se sulmi kishte shënjestruar "një fabrikë të prodhimit të municioneve".
Vitet e fundit, ka pasur një numër shpërthimesh, zjarresh dhe sulmesh kibernetike në objektet ushtarake, bërthamore dhe industriale iraniane.
A.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lista e PS për 14 Majin me 44 rikandidime e 17 emra të rinj, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
59.5%
-
Të gabuar
28%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 2472
Lajme të tjera
-
Mbretëria e Bashkuar: Rusisë i kanë mbaruar dronët luftarakë të prodhuar nga Irani
25 Shkurt, 15:19
-
Irani dënoi me vdekje një gjerman të akuzuar për terrorizëm! Gjermania dëbon dy diplomatë iranianë
22 Shkurt, 13:18
-
Izraeli bombardon kryeqytetin sirian, godasin një ndërtesë në qendër të Damaskut, pesë të vdekur
19 Shkurt, 08:56
-
Sulm në Ambasadën e Azerbajxhanit në Iran, vritet shefi i Sigurisë, plagosen dy roje
27 Janar, 10:04
-
Kaos në Iran, protesta kundër dënimit me vdekje kthehet në dhunë jashtë burgut iranian (VIDEO)
27 Janar, 08:34
-
Iran/ Gruaja shtatzënë dënohet me vdekje, dogji foton e liderit islamik
26 Janar, 19:16
-
Nuk festoi golin për t'iu kundërvënë regjimit, pezullohet sulmuesi 24-vjeçar
24 Janar, 21:52
-
Dhuna e ushtruar ndaj protestuesve paqësorë, BE vendos sanksione të reja ndaj Iranit
23 Janar, 15:22
-
Irani ekzekuton ish zv.ministrin e Mbrojtjes britaniko-iranian! U dënua me vdekje pasi u akuzua si spiun! Sunak: I tmerruar
14 Janar, 08:09
-
Dënohet me vdekje një tjetër protestues në Iran, akuzohet për vandalizëm, prishje të pronës publike, djegje të Kuranit dhe veprime që morën jetën e 5 personave
10 Janar, 18:50
-
Instituti për Studimin e Luftës: Moska po bashkëpunon me Iranin për sistemet më të mira luftarake, rrugë e re transkontinentale për të anashkaluar sanksionet
5 Janar, 09:15
-
Irani dënon me vdekje një banor të Luksemburgut
23 Dhjetor 2022, 19:38