1698216901_dton.jpg

Tre persona u vranë, pas një sulmi me dronë të ushtrisë izraelite në një kamp refugjatësh. Më shumë se 20 të tjerë u plagosën si pasojë e sulmit.

Ushtria izraelite tha në një deklaratë se kishte kryer “aktivitete kundër terrorizmit” në zonë, por nuk përmendi viktima, raporton BBC.

Agjencia humanitare e OKB-së OCHA tha se të paktën 95 palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor që kur Izraeli i shpalli luftë Hamasit në Gaza në fillim të këtij muaji.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Izraeli shtyn pushtimin tokësor të Gazës pas kërkesës së SHBA! Macron: Sulmi do të ishte gabim! Netanyahu: Të gjithë do japim llogari pse dështuam më 7 tetor