Sulm terrorist në Norvegji, një burrë qëllon me shigjeta qytetarët, 5 të vdekur dhe 12 të plagosur

Të paktën 5 persona kanë ndërruar jetë dhe 12 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga një sulm terrorist në Norvegji mbrëmjen e sotme, ku një burrë qëlloi qytetarët me shigjeta raportojnë mediat.

I dyshuari u kap pas sulmit në qytetin Kongsberg, 80 milje (80km) në jug-perëndim të kryeqytetit, Oslo, tha një zëdhënës i policisë.

"Burri është kapur nga informacioni që kemi tani, ky person i ka kryer këto veprime i vetëm," u tha gazetarëve ai.

"Disa njerëz janë plagosur dhe disa kanë vdekur."-tha më tej zëdhënësi i policisë.

Mediat lokale raportuan për një operacion të madh të reagimit emergjent në qytet, duke përfshirë policinë e armatosur, dy helikopterë dhe më shumë se 10 ambulanca.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 05:57
Sulmi terrorist i Norvegjisë me hark e shigjeta, autori dyshohet si përgjegjës i 5 atentateve të tjera

Autori kryesor i dyshuar i sulmit vdekjeprurës terrorist me hark e shigjeta në një supermarket në Norvegji është nën hetim nga policia si përgjegjësi i 5 vrasjeve të tjera të të njëjtit lloj.

 Autori i identifikuar Reiner Winklarson momentalisht është duke u mbajtur në një repart psikiatrik të sigurisë së lartë dhe jo në burg pasi shenjat e sulmeve të tij terrroriste rezultojnë kategorikisht si jo normale.

Policia ka arritur të intervistojë natën e sulmit tragjik 50 dëshmitarë të cilët me përgjigjet që u kanë dhënë policisë kanë provuar dyshimin e parë të oficerëve si person i lidhur me terroristët islamikë si dhe me mungesa të shëndetit normal mendor.

Në një deklaratë nga autoritetet personi i akuzuar ka pranuar faktet e rastit, por nuk ka bërë asnjë deklaratë në lidhje me përgjegjësinë penale.

"Për shkak të gjendjes shëndetësore të personit të akuzuar, ai është angazhuar në një repart psikiatrik të sigurisë së lartë gjatë periudhës së paraburgimit. Ai gjithashtu do t'i nënshtrohet një ekzaminimi të plotë mjekoligjor psikiatrik për të përcaktuar nëse ai ishte apo jo përgjegjës për veprimet e tij." njoftuan autoritetet lokale.

Identitetet e 6 personave që humbën jetën dhe të 12 të plagosurve ende nuk janë bërë publike.

Polica po vijon hetimin për zbardhjen e tyre dhe të detajeve të tjera që lidhen me ngjarjen që frikësoi qytetarët norvegjez.

Ora 04:43
Sulmi në Kongsberg/ Dëshmitarja rrëfen momentin tronditës!

Një dëshmitare e traumatizuar ka përshkruar momentin rrëqethës kur pa me sytë e saj një burrë që vrau 6 persona në sulmin me hark dhe shigjetë në Norvegji.

Gruaja, e quajtur Hansine, tha se nëse nuk do të kishte ndaluar për të blerë cigare do të kishte qenë e pranishme në vendin e ngjarjes makabre terroriste ku do t'i rrezikohej jeta.

Paniku u krijua kur ajo pa një burrë që vraponte me një hark në krahë dhe një shigjetë në dorë, sqaroi ajo për mediat vendase. Dëshmitarja rrëfeu se autori, tashmw i arrestuar Reiner Winklarson, u zhduk papritur ndërkohë që njerzit vraponin për jetën e tyre. Mes tyre ishte edhe një nënë me fëmijën e saj në krahë ndërkohë që kaosi përhapej në qyetin e Kongsberg nga sulmi terrorist. 

 

Ora 22:45
Vrau të paktën 6 persona me shigjeta, ky është autori i sulmit në Norvegji

Të paktën 6 persona kanë humbur jetën dhe 12 të tjerë janë plagosur, nga një sulm me shigjeta që dikush hapi ndaj qytetarëve. Ndërkohë në mediat janë publikuar edhe foto të autorit Reiner Winklarson, i cili është vënë në pranga. Ai kishte paralajmëruar vrasjen, pasi kishte publikuar në rrjetet sociale foto ku shihej duke pozuar me hark. Motivet e sulmit ende nuk janë përcaktuar

M.Q./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite