Sulm në Izrael/ 'U fsheha për 3 orë nën pemë, pashë njerëz që po vdisnin përreth meje', gruaja izraelite përshkruan tmerrin e sulmeve

Sulm në Izrael/ 'U fsheha për 3 orë nën pemë, pashë njerëz që po vdisnin përreth meje', gruaja izraelite përshkruan tmerrin e sulmeve

1696774942_ds.jpg

Një grua izraelite, Gili Yoskovich, ishte mes qindra të rinjve në një festival muzikor në Izraelin jugor, pranë Rripit të Gazës, kur disa persona të armatosur hapën zjarr në orët e para të mëngjesit të së shtunës, ndërsa militantët palestinezë nisën një sulm të koordinuar ndaj Izraelit.

Ajo rrëfeu për BBC frikën e saj dhe pjesën se si u fsheh nën një peme teksa disa persona të armatosur qëllonin këdo që shikonin nëpër rrugë.

“Ata ishin kudo me armë automatike. Ata qëndronin pranë makinave dhe filluan të qëllonin. Terroristët vinin nga katër apo pesë vende, kështu që ne nuk e dinim nëse duhet të shkonim këtu, kështu që unë u ktheva në makinën time. Disa prej tyre qëlluan mbi mua. E lashë makinën dhe nisa të vrapoja, pashë një vend me shumë pemë dhe shkova atje. Kështu e gjeta veten në mes të kësaj fushe dhe isha shtirë. Ishte streha e dytë që gjeta dhe ata ishin të gjithë rreth meje. Shkonin nga pema në pemë dhe qëllonin Kudo. Pashë njerëz që vdisnin rreth meje. Unë isha shumë e qetë. Nuk qava, nuk bëra asgjë. Por nga ana tjetër merrja frymë dhe thoja me vete: Mirë, do të vdes. S’ka gjë, merr frymë, mbyll sytë”, rrëfeu gruaja izraelite Yoskovich.

Ajo gjithashtu shtoi duke thënë se kishte dëgjuar terroristët duke nxjerrur një sasi të madhe armësh nga një furgon. Yoskovich ka treguar se terroristët flisnin me njëri-tjetrin në gjuhën arabe dhe se ajo qëndroi e fshehur poshtë një peme mes frikës për 3 orë. Ajo shtoi se gjatë momenteve të frikës mendonte edhe për familjen e saj duke i dhënë kurajo vetes së saj se nuk ishte ende koha për të vdekur. Si përfundim, tha se “Kushdo që përpiqej të arratisej u qëllua nga të dyja palët. Kështu që ishte më mirë të fshiheshe. Gjëja më e çmendur është se si ne ishim atje për kaq shumë kohë dhe askush nuk ishte atje. Pa ushtri, pa polici. Asgjë”.

“Pastaj dëgjova terroristët që hapën një furgon të madh dhe morën më shumë armë.  Isha e sigurt se ushtria do të vinte, dëgjova disa helikopterë, isha e sigurt që ushtria do të zbriste me helikopterë dhe me litarë dhe do të zbriste në atë fushë dhe do të na shpëtonte. Por askush nuk ishte aty. Vetëm të gjithë këta terroristë. Njëri prej tyre ishte shumë afër meje dhe këmba më dridhej. U përpoqa dhe bëra maksimumin, lëviza pak dhe kur ishin në këtë anë i dëgjova duke folur arabisht. U përpoqa të qëndrojë sa më poshtë pemës që ndoshta kur të qëllonin, të mos më preknin fytyrën. Unë qëndrova atje për tre orë. Po mendoja për fëmijët e mi, për të  dashurin tim, gjithçka dhe i përsërisja vetes se nuk është koha për të vdekur, jo akoma. Shumë njerëz po vdisnin rrugës. Kushdo që përpiqej të arratisej u qëllua nga të dyja palët. Kështu që ishte më mirë të fshiheshe. Gjëja më e çmendur është se si ne ishim atje për kaq shumë kohë dhe askush nuk ishte atje. Pa ushtri, pa polici. Asgjë”, rrëfeu gruaja izraelite Yoskovich.


Lajmi kryesor:

Izraeli shpall gjendjen e luftës, e drejton Netanyahu! 700 të vrarë! SHBA i dërgon luftanije! Avionët bombardojnë Gazën, tanket në kufi! Amerikanë e gjermanë mes pengjeve të Hamasit


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Shumë turistë por pak hotele, Zak Topuzi: Shqipëria ka 2 herë më pak kapacitete akomoduese se Mali i Zi

Shumë turistë por pak hotele, Zak Topuzi: Shqipëria ka 2 herë më pak kapacitete akomoduese se Mali i Zi