Sulm terrorist në Kabul, gjashtë persona humbin jetën pas shpërthimit në ministrinë e Jashtme të Afganistanit
Talebanët në godinën ku ndodhi sulmi
Një shpërthim i ndodhur pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Afganistanit në Kabul vrau të paktën gjashtë persona të hënën e sotme. Mediat e huaja raportojnë se sulmi kishte në shënjestër regjimin e talebanëve. Si pasojë e shpërthimit, shumë persona të tjerë u plagosën ndërsa punonjësit e qeverisë po largoheshin nga puna e tyre.
Shpërthimi ndodhi në një pikë kontrolli sigurie pranë ndërtesës së ministrisë, e cila ndodhet në një rrugë të Kabulit që çon në shumë institucione të rëndësishme qeveritare, objekte dhe disa ambasada të huaja.
"Të paktën gjashtë civilë u vranë dhe një numër njerëzish u plagosën në shpërthim, duke përfshirë tre roje sigurie talebanë”, tha zëdhënësi i policisë së Kabulit Khalid Zadran. Ai tha se një kamikaz u identifikua nga rojet dhe u vra para se të arrinte në ministri, por jeleku i tij kamikaze shpërtheu sërish pavarësisht ndërhyrjes.
Nga shpërthimi i ndodhur, i vdekur ka mbetur edhe një fëmijë.
Një dëshmitar okular i cili ishte në një qendër tregtare aty pranë tha për mediat e huaja se shpërthimi ndodhi gjatë orës së mesditës, pasi punonjësit e qeverisë lejohen të largohen katër orë më herët gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit.
Asnjë grup nuk e mori menjëherë përgjegjësinë për sulmin, por "ISIS Khorasan", ose ISIS-K, dega e rrezikshme e grupit më të madh terrorist në Afganistan, ka kryer shumë sulme vetëvrasëse vdekjeprurëse në të gjithë vendin që kur armiqtë e tyre, Talebanët rimorën pushtetin në vend që pas tërheqjes së ushtrisë amerikane në 2021.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të zhvillohen zgjedhje të reja në komunat në veri të Kosovës?
-
Po
64.6%
-
Jo
29.1%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 601
Lajme të tjera
-
Sulm me armë në një shkollë në Pakistan, shtatë mësues të vrarë dhe tre policë të plagosur
5 Maj, 08:57
-
Guterres: OKB do vijojë të qëndrojë në Afganistan por po na shterojnë fondet
2 Maj, 20:25
-
Kriza në Afganistan, OKB nis bisedimet për keqtrajtimin ndaj grave! Talebanët s'do jenë të ftuar
1 Maj, 14:27
-
Talibanët vrasin liderin e ISIS, ishte organizatori i bombardimeve në aeroportin e Kabulit
26 Prill, 08:21
-
Talebanët lirojnë rreth 2 mijë të burgosur para festës së Fitër Bajramit
20 Prill, 11:11
-
Talebanët: Ndalimi i grave për të punuar për OKB, është çështje e brendshme
12 Prill, 12:02
-
Talebanët u ndalojnë grave restorantet me kopshte dhe parqe
10 Prill, 22:29
-
Tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani, Shtëpia e Bardhë fajëson Donald Trump për ardhjen e talebanëve në pushtet
7 Prill, 08:48
-
Tërmet i fuqishëm mes Afganistanit dhe Pakistanit, 12 persona të vdekur dhe mbi 200 të plagosur! Lëkundjet u ndjenë deri në Indi
22 Mars, 10:53
-
Shpërthim me bombë në Afganistan, vritet guvernatori taleban
9 Mars, 11:22
-
OKB: Afganistani, vendi më shtypës në botë ndaj të drejtave të grave! I kanë mbyllur në shtëpi
8 Mars, 18:36
-
Ndalimi i shkollimit i vajzave dhe grave afgane, diskriminim brutal
8 Mars, 07:52