VIDEO/ Turqi, sulm me bombë afër parlamentit! Erdogan: Terroristët nuk do të kenë kurrë sukses! Partia e Kurdistanit merr përsipër autorësinë

Në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar, Turqia u trondit nga një sulm me bombë para ndërtesave ministrore dhe Parlamentit turk në Ankara Ministria e Brendshme e Turqisë deklaroi se sulmi u krye nga dy terroristë, njëri prej tyre u vra nga shpërthimi, ndërsa tjetri u “neutralizua” nga forcat turke. Përgjegjësinë për sulmin e mori Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

Dy oficerë të policisë turke u plagosën lehtë gjatë sulmit që ndodhi në orën 9:30 të dielën shkruajti Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, në rrjetin social X. Dy policët janë jashtë rrezikurt për jetën. 

Shpërthimi u dëgjua mëngjesin e sotëm në Ankara, ndërsa pritej që parlamenti të niste punën. Në bulevardin İsmet İnönü u dëgjua shpërthimi, si dhe të shtëna armësh, në sheshin ku ndodhet Asambleja e Madhe Kombëtare Turke dhe ministritë.

Mediat kanë publikuar edhe videon e sulmit, ku duket se dy terroristët shkuan pranë Ministrisë së Brendshme me një automjet gri dhe njëri prej tyre shpërtheu bombën. Forca të shumta policie dhe autoambulanca shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes.

Ministri i Punëve të Brendshme, Ali Yerlikaya, në deklaratën e tij në llogarinë e tij në rrjetet sociale tha se ngjarja ndodhi rreth orës 09:30, ndërsa i uroi shërim të shpejtë efektivëve të plagosur. Dy oficerët e plagosur po trajtohen në spital dhe gjendja e tyre nuk është e rëndë, sipas mediave lokale.

“Rreth orës 09:30, dy terroristë të cilët erdhën me një automjet para portës së hyrjes së Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë së Ministrisë sonë të Punëve të Brendshme, kryen një sulm me bombë. Njëri nga terroristët hodhi veten në erë, ndërsa terroristi tjetër u neutralizua. Gjatë zjarrit u vranë dy policë. Pjesëtari ynë u plagos lehtë. Uroj shërim të shpejtë për heronjtë tanë”, shkroi ai.

Grupet militante kurde dhe të ekstremit të majtë, si dhe Shteti Islamik kanë kryer sulme vdekjeprurëse nëpër Turqi në të kaluarën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:54
Sulmi terrorist në Ankara/ Turqia hakmerret, kryen sulme ajrore ndaj kurdëve në Irak

1696157084_turqi.jpg

Turqia ka kryer një sulm ajror në Irakun verior pas një sulmi terrorist me bombë në kryeqytetin Ankara, tha ministria e mbrojtjes.

Sulmi ajror shkatërroi 20 objektiva që i përkisnin grupit militant kurd PKK, i cili mori përgjegjësinë për bombardimin.

Gjatë mëngjesit të së dielës, dy oficerë policie u plagosën në një sulm në Ankara, disa orë përpara se parlamenti të rihapej pas një pushimi veror tre-mujor, raporton BBC.

Dy terroristë kryen sulmin, tha ministri i brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya. Njëri vdiq nga shpërthimi dhe tjetri u vra në një shkëmbim zjarri me policinë.

Në një deklaratë në X, një zëdhënës i qeverisë turke tha se “operacione ajrore u kryen kundër objektivave terroriste në rajonet Metina, Hakurk, Kandil dhe Gara në veri të Irakut në orën 21:00 më 1 tetor. (BTO).

“Gjithsej 20 objektiva, shpella, bunkerë dhe magazina të përdorura dhe që konsiderohen se përmbajnë terroristët përgjegjës, u shkatërruan. Shumë terroristë u neutralizuan duke përdorur sasinë maksimale të municioneve vendase dhe kombëtare në operacionet e kryera,” tha ministria e mbrojtjes.

Ora 17:53
Sulmi terrorist në Turqi, PKK merr përgjegjësinë: U krye një akt sakrifice

1696175948_jhds.jpg

Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) mori përgjegjësinë për sulmin terrorist mëngjesin e sotëm në Ankara, përballë ndërtesës së Ministrisë së Brendshme.

“Një akt sakrifice u krye kundër Ministrisë së Brendshme turke nga një grup i lidhur me Brigadën e të Pavdekshmëve”, tha grupi i armatosur për median e lidhur me kurdët ANF.

PKK është klasifikuar si organizatë terroriste nga Turqia dhe shumë vende perëndimore, raporton agjencia e lajmeve turke Newsbulletin.

Më herët për këtë sulm, reagoi edhe Presidenti turk, Erdogan, i cili tha se terroristët nuk do t’i arrijnë kurrë qëllimet e tyre në Turqi.

“Ne i kemi mbajtur të gjitha premtimet që i kemi bërë BE-së, por ata nuk kanë mbajtur pothuajse asnjë prej tyre. Nëse ata synojnë t'i japin fund procesit të pranimit që ekziston vetëm në letër, ky është vendimi i tyre. Akti i sotëm terrorist në Ankara, në të cilin dy kriminelë u neutralizuan falë ndërhyrjes në kohë të policisë, është valëvitja e fundit e terrorizmit. Terroristët që përpiqen të shkatërrojnë paqen dhe sigurinë e qytetarëve nuk do të kenë kurrë sukses”, tha Erdogan.

Zemërimi i presidentit buron nga një vendim i fundit i Gjykatës së tij Evropiane të të Drejtave të Njeriut, i cili kritikoi Turqinë këtë javë për dënimin e një njeriu për terrorizëm me bazën e vetme se ai përdori aplikacionin e koduar të mesazheve ByLock.

Ora 15:45
Sulmi terrorist në Ankara, Ministri i Brendshëm turk: Policët e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën

1696167941_98734.jpg

Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, përmes një postimi në rrjetet e tij sociale tha se policët që u plagosën në sulmin terrorist në Ankara janë jashtë rrezikut për jetën.

“Vazhdon trajtimi i policëve tanë trima Alim Reis Demirel dhe Erkan Karatas, të cilët mbetën të plagosur në një sulm të poshtër terrorist para hyrjes së Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në MPB. Mund të them se jeta e tyre është nuk është në rrezik. I uroj shërim të shpejtë heronjve tanë", shkroi Yerlikaya, raporton media turke Anadolu.

Ai gjithashtu shtoi duke thënë se ata do të vazhgdojnë të luftojnë kundër terrorizmit dhe organizatave të krimit.

"Lufta jonë kundër terrorizmit, bashkëpunëtorëve të tyre, bandave dhe organizatave të krimit të organizuar do të vazhdojë me vendosmëri”, shkroi Yerlikaya.

Dy terroristë, të cilët kanë mbërritur me një automjet të vogël para hyrjes së Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Ankara, kanë kryer një sulm me bombë në orën 9:30 të mëngjesit të sotëm me orën lokale. 

Njëri nga terroristët hodhi veten në erë, ndërsa terroristi tjetër u neutralizua. Gjatë zjarrit të hapur janë plagosur edhe dy policë turq. Prokuroria në Ankara ka nisur hetimet për sulmin terrorist.

Ora 15:36
Sulmi terrorist në Ankara, Stoltenberg: NATO qëndron pranë Turqisë në luftën kundër terrorizmit

1694206107_jensstoltenberg.JPG

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka reaguar në lidhje me sulmin terrorist në Ankara, ku mbetën të plagosur dy policë. Përmes një postimi në llogarinë e tij në X, Stoltenberg, dënoi ashpër sulmin dhe i uroi shërim të shpejtë policëve. Sipas tij, NATO qëndron pranë Turqisë në luftën kundër terrorizmit.

“Dënoj ashpër sulmin e sotëm terrorist në ministrinë e Brendshme në Ankara, dhe i uroj shërim të shpejtë policëve të lënduar në krye të detyrës. NATO qëndron pranë Turqisë në luftën kundër terrorizmit”, shkroi Stoltenberg.

Në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar, Turqia është tronditur nga një sulm terrorist në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Si pasojë e sulmit terrorist janë plagosur dy policë. Dy ishin agresorët, njëri prej të cilëve vdiq pasi hodhi veten në erë me bombë, ndërsa tjetri u neutralizua nga efektivët e policisë. 

    Ora 15:17
    Sulmi në Ankara, Erdogan: Terroristët nuk do të kenë kurrë sukses në shkatërrimin e paqes dhe sigurisë

    Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka reaguar për sulmin terrorist në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në Ankara pak para nisjes së sesionit të ri parlamentar.

    Erdogan tha se terroristët nuk do t’i arrijnë kurrë qëllimet e tyre në Turqi.

    “Akti i sotëm terrorist në Ankara, në të cilin dy kriminelë u neutralizuan falë ndërhyrjes në kohë të policisë, është valëvitja e fundit e terrorizmit. Terroristët që përpiqen të shkatërrojnë paqen dhe sigurinë e qytetarëve nuk do të kenë kurrë sukses”, tha Erdogan.

    Kreu i shtetit turk shtoi se barra e futjes së moralit te grupet terroriste me kalkulime politike do të jetë shumë e rëndë.

    Këto deklarata ai bëri gjatë një adresimi në parlamentin turk pas sulmit në Ministrinë e Brendshme ku mbetën të plagosur dy policë.

    Ora 13:57
    Sulmi terrorist në Ankara, Nikolla: Shqipëria, aleate në luftën kundër terrorizmit

    1696153869_turqi.jpg

    Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka dënuar sulmin terrorist që tronditi Ankaranë, në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar.

    Nikolla shprehet se Shqipëria është aleate e Turqisë në luftën kundër terrorizmit, që rrezikon paqen dhe sigurinë.

    “Në emër të Kuvendit të Shqipërisë, i shpreh popullit turk,  Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë dhe Presidentit të saj, Numan Kurtulmuş, solidaritetin dhe dënimin e ashpër ndaj sulmit terrorist në Ankara. Shqipëria ka qenë dhe do të mbetet një aleate e denjë e partnerëve tanë strategjikë në luftën kundër terroristëve e terrorizmit, si një rrezik për lirinë, demokracinë, sigurinë dhe paqen.”, shkruan Nikolla.

    Ora 13:55
    Sulmi terrorist në Ankara, Basha: Mbeshtesim luftë e qeverisë turke kundër terrorizmit

    1696157084_turqi.jpg

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për sulmin terrorist në Turqi, si pasojë e të cilit mbetën të plagosur dy policë.

    Basha ka dënuar ashpërsisht aktin terrorist, teksa ka shprehur mbështetjen e tij në emrin e PD-së për popullin dhe qeverinë turke.

    “Ne emrin tim dhe të PD dënoj ashpërsisht sulmin terrorist në Ankara. Jemi pranë popullit dhe qeverisë turke në këto momente dhe mbeshtesim luftë e saj kundër terrorizmit që është një kërcënim për mbarë botën. Uroj shërim të shpejtë policëve të plagosur nga sulmet e sotme”, shkruan Basha.

    Ora 12:43
    Del VIDEO, momenti kur terroristi hedh veten pranë Ministrisë së Brendshme në Ankara

    Turqia u trondit sot nga sulm terrorist pranë ministrisë së Brendshme në Ankara. Është publikuar edhe video e shpërthimit, ku siç shihet makina e dy terroristëve u ndal jashtë Ministrisë së Brendshme të Turqisë pak sekonda para shpërthimit shumë të fuqishëm që ndodhi.

    Më pas, njëri nga dy sulmuesit shihet duke ecur me shpejtësi drejt portës së ministrisë dhe plas bombën, ndërsa i dyti shkon në pjesën e pasme të automjetit dhe qëllon me një armë antitank të tipit LAV.

     

    Ora 12:02
    Sulmi terrorist në Ankara, Begaj: Shqipëria e dënon me forcë, solidaritet me popullin turk

    1695416947_bajrambegaj.png

    Presidenti Bajram Begaj ka dënuar sulmin terrorist në Ankara, ndërsa shpreh solidaritetin me popullin dhe qeverinë turke.

    “Ndaj shqetësimin e madh për aktin terrorist të ndodhur në rrethinat e Parlamentit turk  në Ankara ditën e sotme, kur për pasojë pati disa të plagosur nga radhët e forcave të policisë turke. Shpreh solidaritetin tim të palëkundur me popullin dhe qeverinë turke për dënimin me forcë të akteve terroriste të të gjitha formave,  të cilat sjellin shqetësim dhe kaos për rendin dhe qetësinë qytetare e më gjerë. Akte të tilla terroriste janë qasje të një bote të vjetëruar dhe bien ndesh me parimet dhe vlerat e botës moderne", shkruan Begaj.

    Ora 11:57
    Sulmi terrorist në Ankara, Rama: Akt i neveritshëm frikacak që Shqipëria e dënon ashpër

    Kryeministri Edi Rama, ka dënuar sulmin terrorist në Ankara, të cilin e ka konsideruar akt të neveritshëm dhe frikacak.

    “Sulmi terrorist në Stamboll është një akt i neveritshëm frikacakë që Shqipëria e dënon ashpër. Ai duhet të ndihmojë shumë në Evropë që të kuptojnë dhe mbështesin më mirë Turqinë në luftën e saj kundër terrorizmit”, ka shkruar Rama në rrjetin social “X”.

    Ora 11:48
    Ministri Hasani: Shqipëria dënon sulmin terrorist në Ankara, shërim të shpejtë të lënduarve

    Ministri i Jashtëm i i Shqipërisë, Igli Hasani ka dënuar sulmin terrorist në Ankara, ndërsa u uron shërim të shpejtë të lënduarve.

    “Shqipëria dënon ashpër sulmin terrorist në Ankara. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me Turqinë dhe refuzojmë çdo formë të dhunës terroriste. Mendimet tona janë me të lënduarit, teksa i urojmë atyre shërim të shpejtë”, shkruan Hasani.

    SI.E./B.K/Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Taho: 01/10/2023 13:30

      A pa pa pa ca i bej e terrorit te dy kungujt njeri ne fillim e tjetri ne fund te bulevardit! Ashtu u do padishahu. Tani e kuptuam ku eshte ndryshimi me Kosoven-nuk plasi dinamiti...ndaj edhe e keshen veshtire me e cilesu "terrorist" qe e denojne "ashper". Mir o mir.

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:
      26 Dhjetor, 08:05

      Si ka qenë për ju viti 2024?



    ×

    Lajmi i fundit

    Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

    Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë