1767457586_20250403115149592931.jpg

Izraeli ka përshëndetur operacionin ushtarak të SHBA-së në Venezuelë, duke e cilësuar presidentin amerikan Donald Trump si “lider të botës së lirë”.

Në një postim në X, ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Saar, e përshkroi momentin si “historik” dhe deklaroi se Izraeli është në krah të popullit venezuelian, që sipas tij ka vuajtur nën qeverisjen e Nicolás Maduro.

Saar shtoi se Izraeli mirëpret largimin e udhëheqësit venezuelian dhe shprehu shpresën për rikthimin e demokracisë në Venezuelë dhe për vendosjen e marrëdhënieve miqësore mes shteteve.

Ai theksoi gjithashtu se populli venezuelian meriton të ushtrojë të drejtat e tij demokratike.


Lajmi kryesor:

Kapja e Maduros nga SHBA dhe sulmet në Venezuelë/ BE: Të respektohet ligji ndërkombëtar! Rusia dhe Amerika Latine dënojnë ndërhyrjen e Uashingtonit