Sulmet e Berishës dhe dhëndrit të tij ndaj SPAK, Erion Braçe: Të vdesësh për shumë ‘K’-ë!

Sulmet e Berishës dhe dhëndrit të tij ndaj SPAK, Erion Braçe: Të vdesësh për shumë ‘K’-ë!

Deputeti Erion Braçe

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar akuzat e bëra së fundmi nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi ndaj prokurorëve të SPAK të cilët i morën në pyetje për përfshirjen e tyre në aferën ‘Partizani’ në kuadër të së cilës po mbahen në arrest shtëpie.

Braçe i shpjegoi këto akuza duke e lidhur me fenomentin e ‘K’-ve që janë njësi matëse e pëlqimeve në rrjetet sociale. Sipas deputetit, të ofendosh apo të kërcënosh një institucion që është në qendër të vëmendjes si SPAK-u të jep mundësinë të grumbullosh ‘K’ apo thënë ndryshe vëmendje e ndjekësa.

Postimi i plotë i deputetit, Erion Braçe:

TE VDESESH PER K-ë, PER SHUME K-ë!

Mos u keqkuptoni, K-ë është njësia matëse e pëlqimeve ne INSTAGRAM, FACEBOOK, TIK TOK etj;

Ka njerëz qe gjithë ditën e rrotullojnë rreth K-ve, nuk rrojnë dot pa K-të.

Për shembull, te flasësh për Big Brother tani te ben me K-ë, dominon; ta sulmosh, ta shash si produksion apo secilin aty, te hapesh polemika, madje edhe t’ja fusësh kot pa e pare, ta mbështesësh, vlerësosh, analizosh etj, te mbledh K-ë; madje dëgjova qe këta qe flasin apo bëjnë video me imazhe nga BB, marrin K-ë edhe me shume se vete profilet e BB ne ditet e javes.

Por ka edhe nje fenomen tjetër;

Te flasësh per SPAK, te grumbullon plot K-ë; ta sulmosh si ai maj BALLKONI, ta shash si ata poshtë BALLKONI, te gënjesh e shpifesh rreth tij por edhe një për nje për anëtaret e tij, te grumbullon K-ë; por edhe ta mbrosh, mbështesësh, vlerësosh-edhe me sikur, te grumbullon K-ë;

Madje madje po zhvillohet edhe nje fenomen i rëndësishëm, deformues-te kërcënosh me SPAK, “do te te çoj ne Spak”, “ta tregoj unë ne Spak”, “ke për ta pare ti ne Spak”-përhapur gjerësisht mes politikanesh e operatoresh ekonomike, madje duke bere video nga dera ne oborr e Spak, tërësisht pa asnjë lidhje me Spak e veprimtarine konkrete te tij, sidomos kur ne jeten e kercenuesit eshte ne mes nje kontrate pune apo shërbimesh, mallrash, te grumbullon K-ë, por jo ne rrjet, ne leke!

SPAK ESHTE NJE INSTITUCION JETIK, INSTRUMENT I DOMOSDOSHEM NE NJE VEND KU KORRUPSIONI FUNKSIONON SI KULTURE EKONOMIKE, PASURIMI;

Thënë këtë SPAK ka nevoje per mbështetje institucionale qe rrit pavarësinë nga politika, biznesi dhe çdo fenomen kriminal qe funksionon e sfidon ne ketë vend; mbështetje qe rrit kapacitet për pune ne goditje te rasteve konkrete pas te cilave shteti-ne cdo dimension çlirohet, merr fryme lirisht, shërben ne mënyrë gjithëpërfshirëse!

Ne ane tjetër, Spak nuk duhet te jete i vetmi kundër korrupsionit; Qeveria-Qeverisja duhet ta kete pune te përditshme luftën kunder korrupsionit. Jam i kënaqur me vlerësimin e djeshëm te Transparency International, RRITJA ME 1 PIKE ESHTE E RENDESISHME, pas vitesh stanjacion. Por jemi mbrapa akoma, DUHET ME SHUME PUNE.

Qeveria duhet te jete edhe me shume agresive kunder tij, me me shume përgjegjshmëri, përgjegjësi, transparence, përfshirje, konkurrence-gare, ndeshkueshmeri ne kete nivel ekzekutiv; DUHET TE JETE KETU NJE LUFTE E BRENDESHME QE VETEPASTRON DEGEN EKZEKUTIVE E I JEP ASAJ EDHE ME SHUME INTEGRITET!

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë