Topi në Report TV: Koalicioni Berisha-Meta, vetëm principe nuk ka! Basha të reagojë sot ose do jetë vonë! Gjendja e vërtetë e PD do duket pas 14 majit

TIRANË- Partia Demokratike sot është e përçarë, por ish-presidenti Bamir Topi sheh një panoramë edhe më të zymtë pas zgjedhjeve të 14 majit, ku sipas tij atëherë do të tregohet gjendja e vërtetë. Në një rrëfim në Report Tv, në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Topi është shprehur se aleanca mes Sali Berishës dhe Ilir Metës është për interesa personale që vetëm principe nuk ka.

“Koalicioni vetëm principe nuk ka, është koalicion puro politik për interesa specifike të këtyre dy personazheve të rëndësishme”, tha ai.

Përtej përçarjes në dy kahe, Topi sheh kaos edhe brenda vetë Partisë Demorkatike zyrtare, e për këtë bën fajtor edhe Lulzim Bashën. Topi tha se ai “duhet të ishte bërë i gjallë”, pasi nesër do të jetë tepër vonë. Ndonëse ka dhënë dorëheqjen, ish kreu i shtetit thekson se ai duhet të ishte aty duke dhënë mendime mbi të ardhmen e partisë.

“Kisha pritur që Basha të ishte bërë i gjallë. Ku është? Ai mund të shfaqet nesër, çfarë vlerë ka. (...) Ajo situatë kaotike te PD zyrtare vjen edhe për shkak të mungesës së Bashës”, shtoi ish presidenti.

Nga ana tjetër, sulmet e Sali Berishës ndaj Yuri Kim, diplomates amerikane, për Topin janë të pritshme, pasi thekson se në memorien e tij politike, mban mend që ish kryeministri ka pasur marrëdhënie të dyfishtë me ta. Fajtor, e bën edhe për faktin se përse në PD nuk ka emra të rinj që synojnë që të marrin drejtimin e partisë. Ai bën një krahasim, duke e quajtur Berishën “si agronomi që pret filizat e rinj të një peme”.

“Unë kam memorie të gjithë sjelljen e Berishës me ambasadorët amerikanë, ka qenë një sjellje e dyfishtë. Një sjellje atipike e një politikani të lartë që ndryshe të pret dhe ndryshe të përcjellë. Një sjellje që akumulon urrejtje”, tha Berisha.

“Kemi një agronom që pret vetëm filizat e reja dhe lë të vjetrat dhe kështu pema tenton të thahet”, shtoi ai.

Për kryeministrin Edi Rama, Topi thotë se është i shqetësuar e për këtë jep argumentet e tij.

“Njeriu duhet të shqetësohet kur i merr të gjitha, kur s’ka opozitë, kur rruga i duket pa asnjë lloj pengese dhe ka shumë njerëz që e duartrokasin se ajo rrugë kur vendi ka mijëra probleme pa fund, tregon që ajo rrugë është qorrsokak dhe nuk të çon në asnjë vend. Pas zgjedhjeve do ketë probleme të forta, që kanë të bëjnë me funksionimin e shteti dhe demokracisë”, tha Topi.

Në fund, tha se një gjë e tillë do të ndryshonte me krijimin e një sistemi të ri të zgjedhjes, ku mund t'i jepet mundësia të rinjve për të konkurruar të lirë.

 

 

VIDEO- INTERVISTA E PLOTE

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:44
Topi: Basha të bëhet i gjallë tani! Nesër s’ka vlerë! Kaosi brenda PD edhe për faj të tij

Ish presidenti Bamir Topi thotë se kaosi që është brenda PD-së zyrtare është edhe për shkak të mungesës së Lulzim Bashës. Ai thotë se ai duhet të “ishte bërë i gjallë”.

“Kisha pritur që Basha të ishte bërë i gjallë. Ku është? Ai mund të shfaqet nesër, çfarë vlerë ka? Nuk është e thënë që i gjithë fluksi shkon te Berisha, ka shumë njerëz që kanë shkuar te Basha në linjë natyrale, por kur shohin që pika e tyre e referimit nuk është, nuk shkon. Ajo situatë kaotike te PD zyrtare vjen edhe për shkak të mungesës së Bashës. Ai ka dhënë dorëheqjen, por duhet të ishte aty të jepte mendim. Është në të drejtën e tij të rikthehet, do shumë mund rikuperimi i asaj pakënaqësie”, tha Topi.

Ora 18:30
Berisha si Steve Jobs? Topi: Halucinacion politik! Partia copë-copë, por gjendjen e vërtetë të PD do e shihni pas 14 majit

Deklaratën e Sali Berishës që tha se do të rikthehet si Steve Jobs, Bamir Topi e cilëson si një ‘halucinacion politik’.

“Halucinacione politike. Ka të drejtë, se çdo njeri i përjeton”, tha Topi.

Ai tha se PD-ja sot është e përçarë, por më e keqja pritet të vijë pas zgjedhjeve të 14 majit.

“Shoh një PD të bërë copë-copë, gjendjen e vërtetë të PD do e shihni menjëherë pas zgjedhjeve. Ajo do jetë situata reale e kësaj partie”, tha Topi në Report Tv.

Ora 18:23
Pse s’ka lidership të ri në PD? Topi: Berisha ‘agronom’ që i pret filizat e rinj me sulme e shantazhe

Në studion e Report Tv, ish presidenti Bamir Topi i ka dhënë përgjigje se përse në PD nuk ka emra të rinj për të krijuar një lidership të ri. Ai tha se aty është krijuar një mekanizëm që e shkatërron një të ri me anë të shantazheve, sulmeve apo ndërhyrjeve të tjera ekonomike.

“Kemi një agronom që pret vetëm filizat e reja dhe lë të vjetrat dhe kështu pema tenton të thahet. Ka dëmtuar në mënyrë konstante filizat e reja dhe po tenton që të qëndrojë në trungun e një peme që është tharë dhe kjo është një fatkeqësi të madhe dhe shohim njerëz që e kanë ezauruar misionin e tyre. Të rinjtë dalin, por këputen, krasiten dhe këto nuk vijnë si pasojë e një beteje të principtë, por vjen si pasojë e një produkti që të vjetrit e politikës kanë bërë që të ndërtojnë një sistem, ku nuk reziston asnjë i ri. Hyjnë me shantazhe, me sulme politike me interesa ekonomike dhe ta thyejnë një të ri. Ka njerëz interesaxhi të pushtetit, që luftojnë për të ndryshuar pozicionin, por jo misionin”, tha Topi.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • beni: 10/04/2023 18:51

    paskeni gjete me ke me fole edhe ju, ky ja shiti partine sali shehut

    Përgjigju
  • Topi: 10/04/2023 18:18

    Ne fakt ti Bamir ke qenë njeri gjithe principe dhe parime.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, Berishën e mund edhe Arlind Qori

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, Berishën e mund edhe Arlind Qori