Policia franceze ka vënë në pranga dy persona të cilët dyshohet se kanë qëndruar me njërin prej atentatorëve të një prej sulmeve në Paris.
Të dhënat që bëhen të ditura nga media franceze, thonë se dyshja e njohur si Soufiane Kayal dhe Samir Bouzid, dyshohet se janë të armatosur dhe me rrezikshmëri të lartë.
Sipas të dhënave të marranga një zë i polciisë franceze, dy personat e prangosur tashmë, dyshohet të kenë qëndruar në Hungari gjatë muajit shtator së bashku me të dyshuarin për orkestrimin e sulmeve terroriste në Pari natën e 13 nëntorit, Salah Abdeslam.
Policia saktëson se dy të arrestuarit kanë lidhje në mënyrë indirekte me sulmet, ndërkohë që sipas informacioneve të mbërritura nga Hungaria Abdelslam dyshohet se ka rekrutuar mbështetës nga turmat e refugjatëve të përqendruar në stacionin e Keletit në Budapest.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com