Sulmet ajrore të Rusisë janë shumë pranë shkatërrimit të grupit terrorist të Shtetit Islamik të ISIS-it.
Lajmi është konfirmuar nga ministria e Mbrojtjes ruse e cila ka theksuar se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 41 fluturime ku raportohet se janë shkatërruar 40 baza të grupeve terroriste.
Zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë Igor Konashenkov tha se avionët bombardues kanë kryer sulme ajrore në disa nga zonat të kontrolluara nga ISIS në Siri në provincat Idlib, Aleppo, Hama, Idlib dhe Latakia.
“Sulmet ajrore kanë goditur disa punëtori të përdorura nga grupi terrorist, ku kanë kanë mbajtur armë, makineri dhe eksplozivë, të cilat i përdornin për të kryer sulme vetëvrasëse me bombë”, u shpreh Konashenkov.
Gjithashtu autoritetet ruse raportojnë se gjatë sulmeve janë shkatërruar depo me armë dhe furnizime të naftës, si dhe është shkatërruar një qendër trajnimi të militantëve në provincën Idlib.
Redaksia online
(o.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com