TIRANË- Shefi i politikës së jashtëm të BE-së, Josep Borrell ka zhvilluar një bisedë me kryeministrin Edi Rama, pas sulmeve kibernetike iraniane ndaj Shqipërisë. Përmes një postimi në Tëitter, Borrell thotë se sulmet kibernetike janë kërcënime për integritetin e Shqipërisë.

Borrell thekson se përpjekjet për të minuar shoqëritë demokratike janë të papranueshme. Ndërkohë, Borrell thotë se BE do të qëndrojë krah Shqipërisë dhe do të mbështesë atë për të forcuar sigurinë

 “Bisedova me kryeministrin Edi Rama sot për sulmet e fundit kibernetike që kanë goditur Shqipërinë. Këto kërcënime ndaj integritetit dhe sigurisë së Shqipërisë dhe përpjekjet për të minuar institucionet dhe shoqëritë demokratike janë të papranueshme. BE do të qëndrojë në krah të Shqipërisë në rritjen e mbrojtjes kibernetike”, shkruan Borrell.

Kjo bisedës e Borrell dhe Ramës vjen pas sulmit kibernetik ndaj sistemit TIMS dhe portaleve qeveritare nga qeveria e Iranit, me të cilët Shqipëria shkëputi edhe marrëdhëniet diplomatike. Përveç BE-së, edhe aleati ynë më i madh SHBA ka premtuar mbështetje për Shqipërinë, njëjti si NATO. Po ashtu ndihmë kibernetike ka ofruar edhe qeveria e Izraelit.

Postimi i Josep Borrell