Sulmet kibernetike, rrezik në rritje për rajonin dhe Evropën! Kush po na sulmon, Rusia apo Irani?

Sulmet kibernetike, rrezik në rritje për rajonin dhe Evropën! Kush po na sulmon, Rusia apo Irani?

Foto ilustruese

Pas sulmit rus në Ukrainë, ekspertët po flasin për një rritje të rrezikut të sulmeve kibernetike në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë. Pas Shqipërisë që u sulmua me të njëjtat metoda (Ransomware) me të cilat aktorët keqbërës kanë vepruar gjatë sulmeve të vitit të fundit, mbi domain-et qeveritare e private edhe në Ukrainë, Gjermani, Lituani, Maltë, Holandë, Belgjikë dhe vende të tjera të rajonit, sulmet kibernetike “shënjestruan" edhe vende të tjera të Evropës, duke hakëruar së fundmi faqet qeveritare në Itali dhe Belgjikë. Suedia gjithashtu është një ndër shtetet që ka raportuar disa sulme të njëpasnjëshme të cilat janë intensifikuar pas fillimit të luftës në Ukrainë dhe vendimit për t’u bërë anëtare e NATO-s. Rrjetet e energjisë dhe celularët janë objektiva të mundshëm për sulmet kibernetike. Por ndërkohë që po ngrihen zërat paralajmërues, shifrat e fundit tregojnë se ndërprerjet në rrjete kanë rënë në nivele të ulëta.

Akuzat për sulme kibernetike nuk kanë munguar as nga BE-ja, e cila ka konstatuar dhe ka paralajmëruar disa ditë më parë se grupet e hakerëve rusë po “shënjestrojnë pa dallim entitete thelbësore globalisht”, në mes të luftës së vendit me Ukrainën. Këshilli i Bashkimit Evropian veçoi sulmet e fundit të shpërndara të mohimit të shërbimit (DDoS) kundër disa shteteve anëtare dhe partnerëve të BE-së, për të cilat grupet e hakerave pro-ruse morën përsipër autorësinë. Zyrtarët e sigurisë kibernetike, si në Evropë ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara, kanë pasur një qasje më agresive për të kundërvepruar dhe shkëmbyer informacione rreth grupeve të huaja të hakerave pas pushtimit rus të Ukrainës.

Pak ditë më parë, sistemet qeveritare të informacionit në Shqipëri pësuan një sulm masiv kibernetik. Fatmirësisht, detektimi dhe përgjigjja e shpejtë ndaj këtyre sulmeve bëri që sistemet qeveritare të dalin të paprekura. Që në momentet e para të evidentimit të këtij sulmi, AKSHI është duke bashkëpunuar ngushtësisht me partnerë të Microsoft nëpërmjet ekspertëve të tyre më të mirë kibernetikë të Detektimit dhe Përgjigjes ndaj Incidenteve (DART team) dhe ekspertë të “Jones Group International”. Ndërkaq po punohet me intensitet për rikthimin 100% në normalitet të të gjitha shërbimeve online në vend.

Pak ditë pas sulmit kibernetik që goditi sistemet qeveritare të informacionit në Shqipëri, Kuvendi i Shqipërisë ftoi të hënën, në një konferencë mbi sfidat aktuale të sigurisë, gjeneralin në pension James Jones, kompania e të cilit ka një kontratë për sigurinë kibernetike me qeverinë shqiptare. Ai theksoi se një bashkëpunim përherë e më i thellë i shërbimeve inteligjente midis vendeve anëtare të NATO-s nuk është askund tjetër më i ngutshëm se sa në Ballkanin Perëndimor.

“Vendet anëtare të NATO-s duhet të shtojnë përpjekjet përballë rreziqeve kibernetike, si dhe bashkëpunimin mes agjencive të inteligjencës, i cili askund nuk është më shumë emergjent se sa në këtë rajon”, tha zoti Jones.

Analistë e ekspertë të fushës po analizojnë mundësitë e burimeve të këtij sulmi nga Irani. Vitet e fundit regjimi i Iranit ka investuar për të rritur kapacitetet e luftës kibernetike. Fabian Zhilla, ekspert për çështjet e drejtësisë dhe sigurisë, shpjegon se me shumë gjasa ky është një sulm nga hackers të sponsorizuar nga shteti iranian.

"Tipologjia e sulmeve të mbështetura nga Irani ndërmerret nga hackers të Gardes Revolucionare. Këta kryesisht sulmojnë institucione të rëndësisë së veçantë për të mbledhur të dhëna inteligjence”, tha Zhilla.

Disidentët iranianë në Shqipëri thanë të premten se kishin anuluar një samit në Shqipëri, pas paralajmërimeve nga autoritetet lokale për një kërcënim të mundshëm terrorist. Rreth 3,000 disidentë iranianë nga grupimi Mujahedeen-e-Khalq, i njohur shkurtimisht si MEK, jetojnë në kampin “Ashraf 3” në Manëz, 30 kilometra në perëndim të kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës.

Ata kishin planifikuar të mbanin në kamp Samitin Botëror të Iranit të Lirë, në datat 23-24 korrik, me pjesëmarrjen e senatorëve, kongresmenëve amerikanë dhe ish-personaliteteve të tjera nga vendet perëndimore, për t’i bërë thirrje administratës Biden të miratojë një politikë vendimtare kundër regjimit të Teheranit.

Në një deklaratë të lëshuar nga kampi thuhet se “pas rekomandimeve të qeverisë shqiptare, samiti është shtyrë deri në një njoftim të mëtejshëm, për arsye sigurie dhe për shkak të kërcënimeve dhe komploteve terroriste.” E gjithë kjo situatë e krijuar në rajon dhe Evropë na kujton edhe një herë më shumë se rreziqet kibernetike janë shtuar bashkë me zhvillimin e industrisë kibernetike, gjë që po sjell sfida të reja për demokracitë dhe gjeopolitikat tradicionale. Ky është një fakt që duhet pranuar tashmë nga të gjithë.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës