Sulmet kundër KZAZ-ve, Artan Hoxha: Meta futi në vëllavrasje shqiptarët, po sakrifikon Shqipërinë për të shpëtuar

Gazetari investigativ Artan Hoxha shkruan se Presidenti Ilir Meta me dekretin për anulimin e zgjedhjeve futi në vëllavrasje shqiptarët. Referuar pamjeve nga sulmet ndaj KZAZ-ve nga të gjitha bashkitë që drejtohen nga opozita, Artan Hoxha thotë se Ilir Meta jo vetëm që nuk sakrifikoi vetën për të shpëtuar Shqipërinë, sikur deklaroi, por po sakrifikon Shqipërinë për të shpëtuar veten.

Postimi i plotë i Artan Hoxhës
Presidenti Ilir Meta tha me 20 mars 2019 nga Pogradeci, se ishte i gatshem qe per te shpetuar Shqiperine, do te vriste veten si ish-presidenti i Kilit, Salvador Allende. Por ne te vertete, me dekretin nr. 11199 te dates 10 qershor 2019, jo vetem nuk sakrifikoi veten per te shpetuar Shqiperine, por po sakrifikon Shqiperine per te shpetuar veten.  Dekreti nr 11199 me firmen e Metes do te mbahet mend si dekreti presidencial qe futi ne vellavrasje shqiptaret.

Shqiptare, deri sa presidenti dhe kryeministri ta gjejne serish gjuhen per nje dreke apo darke ngjalash, qendrojini larg konfliktit per pushtetin e atyre atje lart.  Jeta e cdo shqiptari, qytetari te thjeshte, militanti politik, opozitari apo polici, eshte me e shtrenjte se cdo karrige pushtetari te korruptuar ne kete vend... Ne pamje eshte sulmi qe i eshte bere sot ne oren 11:00, KZAZ nr 66 ne qytetin e Corovodes nga mbeshtetesit e LSI-se.

Zoti president, si bashkepatriot nga e njejta zone, po te kujtoj se pjesa derrmuese e atyre qytetareve qe kane mesyre sot pallatin e kultures qe mban emrin e nje shqiptari te madh dhe skraparlliu patriot, heroit te kombit "Riza Cerova", si dhe atyre gjithesej 20 policeve qe ka kamisariati i Skraparit, ne mos jane kusherinjte e tu apo te mite, jane kusherinj apo kane lidhje gjaku me njeri-tjetrin.

Skrapari dhe skraparllinjte nuk te detyrohen asgje, pervec se te kane votuar qe nga viti 1992 dhe te kane mbeshtetur sa here qe gjithe te tjeret te kane braktisur. Ata bashkepatriote qe i jane sulur pallatit te kultures "Riza Cerova" me urdherin tend dhe ne zbatim te dekretit tend, nuk ka nevoje te ndezin dhe nje zjarr tjeter ne kete Shqiperi te shkrumbuar tashme nga elita politike e korruptuar deri ne palce... Ndersa i ke vene flaken vendit per karrigen e pushtetit tend apo te Rames, sepaku kurseja nje zjarr me pak vendlindjes tende, Skraparit....

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tarasi: 19/06/2019 16:27

    meta eshte nje kuceder o artan por rama po vepron gabim duke u munduar ta kapi kucedren nga bishti por nuk kapet kucedra nga bishti por preji koken

    Përgjigju
  • Lleshi: 19/06/2019 15:52

    Nuk e kuptoj pse ky popull behet injorant e mori kush e mori pushtetin mendoni se do ju japi vende ne zyra ore ata ju fusin ju Pete veten EE tyre me vjen keq qe po kur shkojniw nga mbrapa atyre dhe digjni vendin tuaj mendohuniw mire para se te veproni

    Përgjigju
  • Triumf: 19/06/2019 14:22

    I vrafte zoti e me i vra zoti duhet me ja ndihmu pak populli, i vrafte zoti Ilirin , Ramen, Bashen, E krejt me radhe ata qe po e mbajne pushtetin me dhune e keta qe po dojn me e mar me dhune.

    Përgjigju
  • Bora: 19/06/2019 13:38

    Ilir Meta do mbushet me d në historine e Shqiperise si njeriu qe futi ne vellavrasje popullin e vet.

    Përgjigju
  • Mira: 19/06/2019 13:34

    Eshte e vetmja menyre per ti shpetuar gjykates per krimet e tij, per bashkepunim me krye kriminel in Berrisha dhe vjedhjet bilioneshe qe ka bere Ilir Meta.

    Përgjigju
  • NENA: 19/06/2019 13:14

    EH MOR ILIR HORRI TE VRAFTE I MADHI ZOT .

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 19/06/2019 13:11

    Kam informacione se grupe militantesh nga opozita duan te bllokojne Rrugen e Kombit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën