Sulmet në Paris, Pranga dhe dy
të përfshirëve në Belgjikë

Sulmet në Paris, Pranga dhe dy<br />të përfshirëve në Belgjikë
Autoritetet policore në Belgjikë kanë vënë në pranga dy persona të cilët dyshohen se janë përfshirë në sulmet terroriste të muajit të shkuar në kryeqytetin e Francës, Paris.

Të dhënat e policisë federale, thonë se në pranga ka rënë një 20 vjeçar me shtetësi franceze dhe quhet Saimir Z. i cili ishte duke u larguar drejt Marokut. Autoritetet e kanë ndaluar dhe marrë në pyetje, megjithatë deri tani nuk dihet se cfarë ai ka thënë përpara ekspertëve që e kanë marë në pyetje.

Personi tjetër që është ndaluar dhe marë në pyetje nga ekspertët federalë belg, është Pierre N, një shtetas belg, u kap në banesën e tij, pasi policia i kishte bërë një kontroll.

Dy të prangosurve iu është komunikuar akuza për pjesëmarrje në akte terroriste.

Në sulmet në Paris humbën jetën 140 persona, duke shkaktuar shumë dhimbje jo vetëm tek qytetarët francezë, por edhe tek mbarë bota. Për të vrarët u organizuan homaxzhe në vendet ku ngjarjet kanë ndodhur.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, LZHK kërkon rikthimin e dënimit me vdekje: Derisa të anëtarësohemi në BE! Do të ndikojë në uljen e kriminalitetit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, LZHK kërkon rikthimin e dënimit me vdekje: Derisa të anëtarësohemi në BE! Do të ndikojë në uljen e kriminalitetit