Sulmet ndaj KZAZ nr.19 në Dibër, arrestohet një tjetër militant i PD

Policia e Shtetit ka arrestuar një tjetër militant i PD i cili akuzohet se ka marrë pjesë në tubimin e dhunshëm të 28 qershorit në Dibër, ku mbështetësit e PD sulmuan me bomba molotov KZAZ-në numër 19 në Dibër. I arrestuari është, Luftim Hysa i cili është kapur nga policia në afërsi të doganës së Bllatës ku sipas pretendimeve të tij ishte duke shkuar me familjen për të drekuar në Dibrën e Madhe.

Kujtojmë se një ditë më parë u shoqëruan në polici po për sulmet ndaj KZAZ nr.19 sekretari i degës së PD-së , Luan Haga si dhe djali i deputetit Xhemal Gjunkshi. Ata pas marrjes në pyetje nga policia u lanë të lirë. Po ashtu në lidhje me sulmin e kryer nga militantët e PD më 28 qershor ndaj KZAZ nr.19 në Dibër është arrestuar edhe nën kryetarit të PD në Dibër, Korab Muça i cili u ndalua në tentativë për të kaluar në Maqedoninë e Veriut.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve