Ish-deputeti i PD-së Edi Paloka ka reaguar në lidhje me veprimet e paligjshme që kanë bërë militantët e PD dhe LSI në qendrat e KZAZ-ve pas dekretit të Metës për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit.
Edhe pse një dekret që nuk është i vlefshëm nga ana e kushtetueshmërisë, simpatizantët e opozitës së duke u mbështetur edhe nga bashkitë përkatëse kanë tentuar dhe në disa qendra kanë shkatërruar objektet zgjedhore dhe janë konfliktuar me policinë e shtetit.
Ndërsa Paloka për këto incidente fajëson kryeministrin Rama, Prokuroren e Përgjithshme Arta Marku dhe ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, ku shkruan se ishin pikërisht ata që po bëjnë grusht shteti.
Sipas pretendimeve të Palokës, kryeministri Rama ka urdhëruar policinë e shtetit kundër qytetarëve.
Postimi i plotë i Palokës:
"Rama , Lleshaj dhe Arta Marku po konsumojne dita, dites grushtin e shtetit qe synon te mbaj ne pushtet me dhune kreun e aleances se krimit . Rama ka urdheruar zagaret e tij , qe ne kundershtim me ligjin, ne kundershtim me Dekretin e Presidentit qe ka anulluar daten e zgjedhjeve, te angazhojne me urdhera te jashteligjshem policine e shtetit kunder qytetareve , nga taksat e te cileve paguhet policia. Organet e rendit dhe te drejtesise , kane detyrimin te zbatojne ligjin dhe jo te behen pjese e grushtit te shtetit duke zbatuar urdherat e paligjshem te Lleshajt dhe te Rames.
Kush po vihet ne sherbim te Rames , kush ka vendosur te sakrifikohet per te mbrojtur milionat e vjedhura te Rames dhe pushtetin e tij kriminal duhet ta dije se dita kur gjithesecili do te mbaje pergjegjesi nuk eshte larg. Rama eshte ne vilen e tij te bunkerizuar, helikopterin e ka ne gatishmeri, milionat te siguruara ne off-shore dhe vazhdon te jap urdhera te kundraligjshem ndersa ndjek nga televizori pasojat e akteve te tij. Kush zbaton urdherat e te cmendurit, ta dije se po behet ne menyre te vullnetshme apo te pavullnetshme , pjese e nje grushti shteti kunder qytetareve te ketij vendi, ku ne kemi ndermend te jetojme e te rrisim femijet edhe pasi Rama ta kete thyer koken"
Lajmi kryesor: