PD dhe LSI mësyjnë KZAZ-të/ OSBE: Dënojmë sulmet e dhunshme! Nxitësit të mbajnë përgjegjësi ligjore

PD dhe LSI mësyjnë KZAZ-të/ OSBE: Dënojmë sulmet e dhunshme! Nxitësit të mbajnë përgjegjësi ligjore

Ambasadori i OSBE-s Bouchard dhe momentet tensioni nga KZAZ Kukës dhe Burrel

OSBE dënon aktet e dhunshme të ndodhura në disa bashki të vendit të drejtuara nga opozita të cilat përgjatë dy ditëve të fundit kanë shënuar një numër incidentesh duke tentuar të pengojnë procesin zgjedhor. Në deklaratën e saj thuhet se proceset politike duhet të zhvillohen në përputhje me parimin e shteti ligjor. Ajo i drejtohet  jo vetëm autorëve por edhe nxitësve të tyre të mbajnë përgjegjësi ligjore.

Në deklaratën e cila përkon një ditë pas shtyrjes së vendimit të hapjes së negociatave nga KE, OSBE thekson se veprimet e dhunshme përbëjnë shkelje të ligjit dhe pengojnë përparimin e vendit dhe njollos reputacionin ndërkombëtar.

Ajo përmbyll deklaratën e saj me një thirrje për të shmangur incidentet në protestën që opozita ka paralajmëruar për të premten.

"Prezenca e OSBE-së i dënon me forcë sulmet e dhunshme të këtyre ditëve kundër organeve përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve, në disa bashki në Shqipëri. Të gjitha proceset politike dhe administrative duhet të zhvillohen në përputhje me parimet e shtetit ligjor.

Çdo përpjekje për të nxjerrë nga shinat procesin demokratik, përmes veprimeve të dhunshme, përbën shkelje të ligjit, pengon përparimin e vendit dhe njollos reputacionin e tij ndërkombëtar. Jo vetëm autorët e dhunës, por edhe nxitësit e saj, duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore. Ne bëjmë thirrje që autoritetet shtetërore të ndërmarrin të gjitha masat, sipas legjislacionit në fuqi, për të hetuar dhe ndjekur penalisht përgjegjësit e dhunës.

Gjithashtu, u bëjmë thirrje organizuesve të protestës së të premtes të sigurojnë një protestë paqësore. Në përputhje me mandatin e saj, Prezenca e OSBE-së mbetet e gatshme të mbështetë shtetin ligjor dhe demokracinë në Shqipëri", thuhet në deklaratë.

Deklarata në gjuhën angleze

The OSCE Presence firmly condemns the recent violent attacks on the bodies in charge of organizing elections in various municipalities around Albania. All political and administrative processes have to take place according to the rule of law principles.

Any attempt to derail democratic process through violent actions infringes the law, stalls the progress of the country and stains its international reputation. Not only perpetrators of violence, but also instigators, should be held legally accountable. We call for State authorities to undertake all measures, according to existing legislation, to investigate and prosecute those responsible for the violent disturbance.

We also urge the organizers of Friday’s demonstration to ensure a peaceful protest.  

In line with its mandate, the Presence in Albania stands ready to continue to support the rule of law and democracy in Albania.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Boboli: 19/06/2019 20:45

    Nje pyetje kam sikur rama te thoje ok bejme zgjedhje te parakoshme por numerusit e vezguesit do jen te tere te huaj ca do thone keta

    Përgjigju
  • Loran shehu: 19/06/2019 17:42

    Harrum me te pyt o katunar haaahahaha

    Përgjigju
  • Lui: 19/06/2019 17:21

    I bej thirrje kryeministrit te therrase trupat e NATO- s ne mbeshtetje te ushtrise shqiptare ne menaxhimin e dites se zgjedhjeve te 30 qershorit. Ne cdo qender votimi te kete nje skuader prej 4-5 ushtaresh. Dhe policia e shtetit te perqendrohet ne evidentimin e rasteve te mundshme te situatave jo normale.

    Përgjigju
    • Hysniu: 20/06/2019 09:08

      Edhe sikur te vijne Kaskat Blu te OKB-se, situata nuk ka per te ndryshuar por perkundrazi do te perkeqesohet akoma edhe me shume. Sa per dijeni NATO e ka te ndaluar te nderhyje ne ceshtjet e brendshme te nje vendi anetar.

  • Maks: 19/06/2019 17:07

    Europa e shba e kan te zgjidhur shpallni si terrorizte pd dhe lsi dhe ndalojani hyrjen ne petendim krereve dhe shihni si bien ne qetesi maloket

    Përgjigju
  • emigranti: 19/06/2019 17:02

    Talebanet e Shqiperise qe djegin shkolla dhe qendra edukimi nuk kane asnje ndryshim nga ata te Afganistanit vetem se nuk mbajne mjeker.Me te tilla skuadrone kerkon te vije ne pushtet opozita per ta bere Shqiperine si Europa.

    Përgjigju
  • Ami: 19/06/2019 16:59

    Kjo daulle po bie ne vesh te shurdher presidenti dhe kermat i kan shpallur luft popullit dhe nderkombetareve. Mos e lini vetem shqiperin

    Përgjigju
  • Kopi: 19/06/2019 16:58

    Nuk e kuptoj arsyen pse keta dhjeramane turmaxhinj, cdo here qe djegin Shqiperine, mbajne ne dore flamurin.

    Përgjigju
    • Shqiptaret: 19/06/2019 19:09

      Populli shqiptar i ben thirrje Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Bashkimt Europian dhe OSBE- me shum se kurr kerkon ndihmen dhe perkrahjen tuaj ndaj bishes talebane shqiptare (PD,LSI). Eshte koha t'ju kemi prane.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda