Shtyhet për në tetor çelja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Hahn: Disa vende duan më shumë kohë

Ashtu siç ishte përfolur prej javëve, vendimi për çeljen ose jo të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është shtyrë për në muajin tetor.

Komisioneri Evropian për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn ka deklaruar se disa vende si Holanda, Franca, Danimarka dhe Gjermania kanë kërkuar më shumë kohë për të shqyrtuar progres-raportin e Komisionin Europian, i cili më 29 maj dha një vendim pozitiv për Tiranën dhe Shkupin zyrtar. Në konferencën e mbajtur mesditën e kësaj të marte në Luksemburg, Komisioneri Hahn theksoi se kriza politike në Shqipëri ka ndikuar tek disa prej vendeve.

Nga ana tjetër, ministri rumun për Çështjet Europiane, George Ciamba tha se Parlamenti dhe Këshilli Europian u kanë dorëzuar shteteve anëtare raportin me vonesë, për këtë arsye nuk kanë pasur kohë të mjaftueshme për ta shqyrtuar, çka ka ndikuar në shtyrjen në kohë të vendimit.

Hahn i ka dhënë një përgjigje, presidentit Stevo Pendarovski, që kërkoi Maqedonia e Veriut të trajtohej veçantë nga Shqipëria. Hahn theksoi se vendimi për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të jepet në bllok. Ai ka rivlerësuar punën që ka bërë vendi ynë, sipas së cilit ka realizuar me sukses 5 detyrat e vendosura, ku ka vënë theksin tek zbatimi i Reformës në Drejtësisë.

Qershorin e kaluar vendimi u shty pikërisht për tani pas skepticizmit të tre vendeve, Holandës, Francës dhe Danimarkës.

(Kliko këtu për të lexuar konkluzionet e Këshillit të BE)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:36
Raporti/ Vendimi për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut jo më larg se në tetor

1560879526_c565e974291f4b6e951d45c73c068c9b1.jpg

Në raportin e publikuar ditën e sotme thuhet se Këshilli europian do t'i kthehet çështjes së hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për një vendim të qartë jo më vonë se në Tetor.

“Duke riafirmuar konkluzionet e tij të 26 qershorit 2018, Këshilli merr parasysh rekomandimin e Komisionit për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë bazuar në vlerësimin e saj pozitiv të progresit të bërë dhe të përmbushjes së kushteve të identifikuara nga Këshilli.

Në dritën e kohës së kufizuar në dispozicion dhe rëndësisë së çështjes, Këshilli do t’i rikthehet kësaj çështje me qëllim që të arrijë një vendim të qartë dhe substancial sa më shpejt që të jetë e mundur dhe jo më vonë se tetori 2019”, thuhet në dokumentin e lëshuar nga Këshilli Evropian për Shqipërinë.

(Kliko këtu për të lexuar konkluzionet e Këshillit të BE)

Ora 17:50
Ministri rumun për Çështjet Europiane: Nuk kemi marrë ende një vendim, raportet kanë ardhur me vonesë

1560872198_Screenshot4.jpg

Ministri rumun për Çështjet Europiane, George Ciamba, tha se Parlamenti Europian dhe Këshilli Europian nuk ka marrë ende asnjë vendim, për shkak se raportet, sipas tij, kanë ardhur me vonesë.

“Ka pasur një punë të mirë dhe të dobishme. Kemi diskutuar për këtë semestër, përgatitjet për Këshillin Europian, për axhendën që duhet të jetë më ambicioze, kemi diskutuar për zgjerimin për vendet kandidate për në BE. Nuk është marrë një vendim ende. Parlamenti Europain dhe Këshilli Europian nuk kanë marrë një vendim. Raportet kanë ardhur me vonesë. Shpresoj që deri në fund të kemi një vendim. Shpresoj të kemi përgjigjej pozitive sa i përket zgjerimit. Kemi parë me kujdes gjithçka ka dhënë Komisioni Europian. Kemi theksuar stabilitetin në Rajon, jemi përpjekur të theksojmë gjërat më të rëndësishme”, tha ai.

Ora 17:27
Negociatat/ Hahn: Vendimi për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do jepet në grup, vendet i kanë plotësuar kushtet

1560871648_Screenshot2.jpg

Lidhur me diskutimet e ditëve të fundit për dhënien e vlerësimit lidhur me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, Hahn u shpreh se vendimi për këto dy vende do jepet në grup.

"Deri tani nuk është ndarë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut dhe vendimi për ta do duhet të merret në grup. Të dy vendet i kanë plotësuar kushtet. Vendet anëtare e çmojnë Maqedoninë e Veriut. Ministri Gjerman Roth tha se Bundestagu nuk ka pasur kohën e mjaftueshme për të vëzhguar progres-raportet për këto vende. Institucionet duan pak më shumë kohë për negociatat si për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut", tha Hahn

Ora 17:18
Negociatat/ Hahn: Besim plotë për një vendim pozitiv në Tetor

1560871044_be.jpg

Eurokomisioneri Johanes Hahn deklaroi se Shqipëria ka bërë proges por koha për të marrë një vendim nuk ka qenë e mjaftueshme. Ai deklaroi se është besimplotë se në tetor do arrijë të merret në vendim pozitiv.

"Ajo që kam shpjeguar vazhdimisht është se BE dhe KE në veçanti ka një rol të veçantë për përgatitjen e negociatave për zgjerimin dhe ne kemi ndikimin më të madh për këto vende të Ballkanit. Sot në Shqipëri mund të shihni krizën politike dhe mund të shqetësoheni në mënyrë të veçantë lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve vendore, por duhet të bëjmë një dallim me atë që vendosur më herët për Shqipërinë dhe vendimit unanim për 5 prioritetet kyçe të zbatuar nga ky vend, sidomos në Reformën në drejtësi. Nuk mund ta fajësojmë Shqipërinë se prej kësaj reforme janë pezulluar gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. Është pikërisht ajo që ne kemi kërkuar. Nuk mund ta injorojmë krizën e brendshme e cila ka pasur njëfarë ndikimi te disa vende për vendimin e ditës së sotme, por shpresojmë se deri në Tetor do ketë një ndryshim. Kur flasim për zgjerimin është një proces që zgjat në kohë, çelja e negociatave nuk do të thotë anëtarësim i menjëhershëm", tha Hahn

Ora 17:13
Hahn: Disa vende kanë kërkuar më shumë kohë për të vëzhguar raportin e KE

1560870823_HAHN.jpg

Eurokomisioneri Johanes Hahn deklaroi gjatë fjalës së tij se duhen ende shumë përpjekje nga Shqipëria dhe Maqedonia. Ai tha se Holanda dhe Danimarka janë shprehur skeptike për këtë hap lidhur me këto dy vende.

"Duhet më shumë kohë për për raportin e KE i cili jep vlerësimin pozitiv pë Shqipërinë dhe Maqedoninë. Holanda, Danmarka, Franca dhe Gjermania kanë kërkuar qe çështja e zgjerimit të lidhen me zhvillimet në secilin vend dhe kanë kërkuar më shumë përpjekje nga ana e tyre", tha Hahn

Ora 11:15
Negociatat/ Vetëm deklaratë jo datë e caktuar, ministri austriak: Sinjal i keq nëse do t'u kthenim shpinën Shqipërisë e Maqedonisë


Në mbledhjen e sotme (18.06) të ministrave të vendeve anëtare të BE-së nuk duket se do të merret ndonjë vendim përfundimtar për çeljen e negociatave me Shqipërinë apo Maqedoninë e Veriut, por do të lëshohet një deklaratë apo vendim paraprak që do të tregojë rëndësinë strategjike të Ballkanit për Evropën. 

Gjermania e merr vendimin në shtator apo tetor?

Ministri gjerman i shtetit për Evropën Michael Roth, para takimit tha: "Para një viti u kemi dhënë detyrat e shtëpisë dy vendeve dhe ata i kanë përmbushur. Veç kësaj Maqedonia e Veriut ka arritur të zgjidhë një konflikt 30 vjeçar me Marrëveshjen e Prespës”. "Dhe kjo është e pashembullt dhe duhet shpërblyer”, ka shtuar ai. Roth shtoi se për arsye kohe Gjermania do ta marrë vendimin në shtator ose tetor. 

Ndërsa ministri austriak për Evropën, Alexander Schalenberg tha, se "do të ishte një sinjal shumë i keq, nëse do t'u kthenim shpinën këtyre dy vendeve. Nuk ka rëndësi data e çeljes së negociatave, rëndësi ka që të ndodhë sa më shpejt dhe sot të arrijmë një vendim paraprak”.

Komentet e ministrit austriak i ka mbështetur edhe deklarata e ministrit të Jashtëm të Italisë, Enzo Moavera, i cili tha se do të merret një vendim paraprak mbi bazën e asaj që është arritur deri tani dhe do të pritet vendimi i Buddestagut pas përfundimit të verës.

George Ciamba, ministri rumun për Evropën, të cilët janë edhe organizatorë të takimit pasi Rumania mban presidencën e radhës në BE sqaroi, se deklarata rreth raporteve të progresit do të jetë: "E angazhuar, konstruktive dhe do të përmbajë balancën dhe rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor për Evropën”./DW/

Ora 10:47
Ministri gjerman për Europën: BE të mbajë premtimin, hapja e negociatave është jetike për Shqipërinë dhe Maqedoninë



Ministri i Shtetit për Europën i Gjermanisë, Michael Roth vijon të mbështesë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave.

Ai vetëm pak kohë para samitit së liderëve të Europës ku do të vendoset mbi fatin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ka bërë një apel të fortë që të hapen negociata.

“Hapja sa më shpejt të jetë e mundur e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është jetike”, deklaron ministri gjerman Roth.Ndërsa ka theksuar se  “BE duhet të mbajë premtimet e saj”.

Ora 09:51
Reuters: BE do të shtyjë për në tetor vendimin për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Në një kohë ku shqiptarët dhe maqedonasit presin që të hapen negociatat për anëtarësim në BE, agjencia e lajmeve Reuters raporton se drafti i fundit, por ende i diskutueshëm, për negociatat do të shtyjë çdo vendim mbi Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë deri në tetor, pas shqyrtimit të çështjes nga Parlamenti gjerman.

Në artikullin e shkruar nga Reuters thuhet se një shqetësim i madh është edhe rreziku mbi besueshmërinë e BE-së dhe ndikimi në rritje i Rusisë.

Pjesë nga artikulli i Reuters:

Ministrat e BE nga 28 shtetet e bllokut do takohen sot në Luksemburg për të diskutuar fillimin e negociatave të anëtarësimit me të dy vendet e Ballkanit, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, një vit pasi Franca dhe Holanda e bllokuan atë, duke kërkuar më shumë reforma.

Maqedonia e Veriut që prej asaj kohe ka nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme me Greqinë e BE-në, duke i dhënë fund një mosmarrëveshjeje dhjetëvjeçare të emrit dhe duke bërë që një duzinë shtetesh të BE të bëjnë publike thirrjen për shpërblimin e Shkupit.

Në rrezik është edhe besueshmëria e BE-së dhe vullneti i bllokut për të vepruar kundër asaj që e sheh si një ndikim në rritje të Rusisë dhe fuqive të tjera të huaja në rajon, ende të goditura nga luftërat etnike në vitet 1990.

Por diplomatët kombëtarë që përgatitën takimin e së martës nuk arritën të bwjnw një marrëveshje mbi një deklaratë të përbashkët ligjore, e cila ka nevojë për mbështetjen unanime të të gjitha shteteve të BE-së që të miratohen.

"Ka pasur një mosmarrëveshje masive dhe nuk është aspak e sigurt se ministrat do të jenë në gjendje të gjejnë një marrëveshje", tha një diplomat i BE.

Drafti  thotë se zgjerimi do të varet gjithashtu nga aftësia e BE-së për të reformuar veten dhe për të integruar në mënyrë efektive çdo anëtar të ri.

Drafti i fundit, por ende i diskutueshëm, i cili u pa nga Reuters, thotë se do të shtyhet për në tetor çdo vendim për hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe pasi parlamenti gjerman të shqyrtojë çështjen.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Wayne: 18/06/2019 20:44

    Kredibiliteti i Bashkimit (apo Unionit) le fort për të deshiruar. Së pari; vonesa e përparim tregimit (apo progres raportit) qëllimisht u publikua pas zgjëdhjeve ne UE, vetëm sa për të pasur një arsye „formale“ për mosmiratim ngaj Këshillit Federal (apo Bundestag). Së dyti; mosaprovimi i një raporti, që është miratuar nga komisioni i UE, nga vet këshilli i ministrave të jashtëm, tregon qart gjëndjen e brëndshme të UE, që në kët rast nuk e aprovon një raport që është lëshuar nga një organ i vët UE‘s. Dhe së treti; është tejët dekurajuës fakti kur bie meritokracia, atherë fillon rezignacioni. Dhe për t‘i ngjitur xhamat e një shprese te thyer në një mij pjesë duhët prap të ndërhyj më në fund Washington, si gjithmonë!

    Përgjigju
  • Be be be: 18/06/2019 20:33

    Oh evrope si nuk u bane FairPlay,e adhuroj Great British public si votuan jashte kesaj clubi super rracist

    Përgjigju
  • Shkodrani: 18/06/2019 20:26

    Politik e kalbur

    Përgjigju
  • ShqiperiaSiGjithEvropa: 18/06/2019 18:05

    BE don Spakun, Gjykaten Kushtetute me anetar te ri qe kan kaluar Vetingun, po ashtu edhe gjykaten e lart dhe specialen. Kur kto te kompletohen fillon peshkimi i peshkut te madh. Bandat e Berishes dhe Metes don te ndalin pikerisht REFORMEN NE DREJTESI. Askush nuk flet per numrin e jashtzakonshem te gjygjtarve qe jan djegur nga vetingu. Kjo te ben te reflektosh mbi sistemin e kalbur qe kemi. Askush ne Evrope nuk e sulmon Edi Ramen (pervec gazetari i Bild), Gjith Evropa dhe USA sulmon Opoziten e rruges. Patience is the virtue of the strong

    Përgjigju
  • Hasani: 18/06/2019 17:50

    Ta harroje Hanni se i hap negociatat me Ballkanin derisa te jete Putini.

    Përgjigju
  • Vicidoli: 18/06/2019 10:40

    Nagocata i hap vec Birisha se ai ka me kalll Evropin e nuk tutet arushe e maleve

    Përgjigju
  • xreport: 18/06/2019 10:25

    duke par investment e bera nga BE dhe SHBA negocianat do hapen kete vit do apo zdo ILIRI me Berishen

    Përgjigju
  • Kometa 001: 18/06/2019 08:36

    Kjo celja e negociatave na eshte shnderruar ne nje "gozhde e ndryshkur" ne trurin tone kolektiv. Per Bosnjen,Kosoven, Shqiperine e Turqine, nuk besoj te ket integrim ne BE. Dhe arsyeja pa arsye dihet.

    Përgjigju
    • thanasi: 18/06/2019 09:41

      po dihet o komete dihet qe nuk do e japin. po ja do e shtyjne nga vjeshta dhe kesaj rradhe. do ngrihet luli me shoke do thone nuk na I hapin se ehste edi rama. po harrojne qe jane ata qe I bene tere ato regjistrime e ku di une nje dite para zgjedhjeve.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat