Sulmet ndaj medias dhe deligjitimi si 'kazan' Rama: Më ka ngelur njollë! E di që është problem, jam përpjekur të korrigjohem

 

Në bashkëbisedimin pyetje përgjigje të improvizuar në podcast me pedagogun e gazetarisë Mark Marku kryeministri Edi Rama nuk mund të mos përgjigjej për sjelljet e tij për të delegjitimuar median në punën e saj për të bërë transparecë.

Rama e pranon se është problem dhe foli për një betejë të brendshme me veten mes ‘atij që dikur ka qenë gazetar’ dhe tani prej vitesh në anën tjetër si kryeministër i Shqipërisë.

Mark Marku: Raportet me median, një lloj agresiviteti diskursiv flas nga medias, përpjekje për të de legjitimuar mediat si aktorë shumë të rëndësishëm për transparencën e qytetareve, informimin etj. Nga vjen dhe a i ke bërë një analizë? Është temë shumë e gjatë.

Kryeminsitri Edi Rama: E para njëherë unë e shoh në vazhdimësi, jo se ma bëre ti këtë pyetje, se e vërteta është që unë prej shumë kohësh jam tërhequr nga kjo. Përpiqem maksimalisht që të jem disponibël por kjo mesa duket është një njollë që më ka ngelur. E kam menduar nga vjen dhe besoj që nuk gaboj kur mendoj që për mua ka qenë e pamundur ose nuk kam qenë i aftë që të ndaj njeriun që ka qenë në atë anë për shumë vite e që i ka bërë ato luftërat e veta si ka ditur, si ka mundur, por i ka bërë, me njeriun që duke qenë në këtë anë duhet të rrijë në këtë anë e të mos bëjë kompetentin dhe për anën tjetër, pavarësisht se mund të ketë të drejtë dhe kjo është si të thuash ai konflikti në objekt brenda meje që gjatë gjithë kohës unë e kam pasur të vështirë ta menaxhoj me sa kuptoj.

E dyta, që unë jam tip shumë i dhënë pas argumentit e dua patjetër të nxjerr veten fitues në një debat mirëpo nuk është e arsyeshme të angazhohesh me mediat në debat, sepse mund të angazhohesh sa të duash kur nuk je në këtë pozicion. Kur je në këtë pozicion është e pamundur që të të thuash, ti merru me argumentin, mos u merr, se unë jam kryeministër, sepse gjithsesi tjetri ndihet vetvetiu i trysnuar nga ajo çfarë ti përfaqëson. Kështu që jam përpjekur të korrigjohem sa mundem, por njolla më ka mbetur, nuk e di.

Mark Marku: Domethënë ka shpresë për zgjidhje përfundimtare.

Kryeminsitri Edi RamaPo t’i vësh një studenti një punim që ndiqe pak e shihe sasinë e kundërvënieve, goditjeve në vite të këtij zotërisë që ka 10 vjet që nuk po na ndahet, do shohësh që të dhënat do jenë në përmirësim të vazhdueshëm në aspektin e asaj që ti je i interesuar, por problem. E di që është problem. Megjithatë një gjë është e sigurt që asnjëherë, në asnjë rast nuk shkon përtej atij momenti, pra nuk ndodh që një goditje, një reagim, ishte një periudhë në mandatin e shkuar ku unë i bëra kazan të gjithë, por përtej atij momenti nuk shoqërohej me asnjë ushtrim abuziv mos tejkalim të forcës duke përdorur pushtetin për t’i shkuar nga mbrapa asnjërit e tjetrit apo për të ngacmuar larg qoftë njërin e tjetrin. Kjo është pak por e sigurtë


Lajmi kryesor:

‘Ministra të Pushkatuar!’ Rama: Drejtësia s'është më pushkë politike! Tregon motivin pse do një mandat të katërt qeverisës


S.G/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë