Sulmet në Veri ndaj policisë së Kosovës, Albin Kurti: Janë akte terroriste

Sulmet në Veri ndaj policisë së Kosovës, Albin Kurti: Janë akte terroriste

Mjetet piroteknike që iu hodhën policisë

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar për sulmet ndaj policisë në veri të Kosovës duke i cilësuar si “terroriste” ndërsa i bën thirrje autoriteteve që të hetojnë për zbardhjen e rastit.

Pasi bëri homazhe te shtatorja e ish-komandantit të UÇK-së, Zahir Pahaziti, Kurti tha para gazetarëve tha se sulmet kishin për qëllim vrasjen e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

“Ne kemi dënuar ashpër këtë sulm i cili ishte sulm terrorist meqenëse me plumba dhe granata u gjuajtën pjesëtarët e policisë të cilët patën fat që pësuan vetëm dëme materiale. Iu takon organeve të rendit të bëjnë hetime mbi ata që sulmuan për të zbardhur rastin por në anën tjetër edhe për t’u vlerësuar situata e sigurisë se çka duhet të ndërmarrin në vijim në mënyrë që ta pamundësojmë sulme të tilla.

Nuk janë sulme mbi të mirat materiale, as mbi qytetarët, por sulme mbi policet që kanë pasur për qëllim të vrasin. Fatmirësisht nuk kemi pasur dëme në njerëz dhe asnjë pjesëtar i PK-së nuk është lënduar. Organet e rendit do të bëjnë hetime për hapat tonë përpara. Me strukturat ilegale të Serbisë dhe krimit i organizuar nuk do të ketë asnjë gram tolerancë nga Qeveria e Kosovës, policia etj”, tha Kurti.

Brenda disa ditësh, policia e Kosovës është sulmuar pesë herë. Goditja e parë ishte thumba metalikë, ndërsa ditët e tjera vijoi me granata dore, kallashnikov dhe mjete piroteknike që policia dyshon të jenë hedhur nga territori i Serbisë.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë