Në Portin e Vlorës gjatë ditës së sotme janë konstatuar forca të shumta policore të cilat kanë kontrolluar në mënyrë të imtësishme të gjitha automjetet që kanë hyrë apo dalë prej tij, për të parandaluar çdo rast të mundshëm të ndonjë sulmi nga persona të implikuar në luftën e ISIS.
Burime pranë policisë kufitare bëjnë me dije se janë trefishuar masat dhe efektivët në Pikat Kufitare të Vlorës dhe Qafë Botës dhe se, kontollet janë përfocuar përgjatë 24 orëve.
Këto kontrolle dhe masa të shtuara do të vijojnë gjatë gjithë kohës, ndonëse deri tani institucionet e zbatimit të ligjit nuk kanë ndonjë informacion të mundshëm për ndonjë sulm të mundshëm.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)