Sulmi i armatosurë në Kaliforni
FBI: Po hetojmë për akt terrorist

Sulmi i armatosurë në Kaliforni<br />FBI: Po hetojmë për akt terrorist
Masakra e Kalifornisë, në të cilën humbën jetën 14 persona dhe u plagosën 21 të tjerë, është një akt terrorist. Lajmin e ka bërë të ditur rrjeti mediatik amerikan, CNN i cili i ëhstë referuar një burimi të FBI.

Një zyrtar i FBI ka deklaruar se janë zbuluar prova të cilët tregojnë se sulmi ishte planifikuar në detaje nga dy bashkëshortët dhe për këtë ekzistojnë prova për të cilat është ngritur një grup i posaçëm hetimor mes FBI-së dhe policisë së San Bernardinos.

"Ne tashmë, bazuar në informacionet dhe faktet e mbledhura, jemi në dijeni të gjithçkaje që çifti i bashkëshortëve kishte planifikuar. Ne jemi duke hetuar këto akte të tmerrshme si një akt terrorizmi" mësohet të ketë deklaruar, Boëdich asistent drejtor i zyrës së FBI-së në Los Anxhelos .
 
Këto të dhëna kanë dalë në dritë pas zbulimit të një postimi që gruaja kishte hedhur në rrjetin social “Facebook” në të cilin premtonte besnikëri ndaj liderit të ISIS dhe gjetjes së revoles me të cilën ajo qëlloi në masakrën me 14 viktima dhe 21 të plagosur.
 
Po sipas FBI-së, të shtënat në masë mund të jenë frymëzuar nga ISIS , megjithatë ende nuk dihet nëse sulmi ishte drejtuar apo urdhëruar nga ISIS apo kishte qenë një veprim i çifit.
 
ISIS ka bërë thirrje për njerëzit në mbarë botën për të bërë sulme në emrin e tij, por ende nuk është bërë e ditur nëse ISIS ka marë përsipër këtë ngjarje.
 
Maliku dhe burri i saj, Syed Rizëan Farook punonin në Departamentin e Shëndetit Mjedisr dhe aty hapën zjarr. Ata  në një shkëmbim zjarri me policinë, menjëherë pas ngjarjes.
 
Deri tani askush nuk është arrestuar në lidhje me masakrën, por autoritetet thonë se arrestimet janë të mundshme.
 
Familjarët e çiftit nuk e kanë ditur fare se të dy kishin bindje radikale apo që në shtëpinë e tyre kishin një laborator të improvizuar bombash.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e xhaxhait të bashkëshortit së Vjosa Osmani, reagon Presidentja e Kosovës: Nuk kemi asnjë lidhje me ngjarjen

Vrasja e xhaxhait të bashkëshortit së Vjosa Osmani, reagon Presidentja e Kosovës: Nuk kemi asnjë lidhje me ngjarjen