Sulmi i fundit ndaj kushtetutës

Sulmi i fundit ndaj kushtetutës
Një tjetër lojë banale ka nisur të luhet nga qeveria në kurriz të institucionit kushtetues të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, për ta bërë akoma më të dukshëm infl uencën negative të politikës mbi administrimin e procesit zgjedhor.

Pas largimit të LSI-së nga koalicioni qeveritar, Berisha i ka kërkuar të tijëve (më specifi kisht Partisë Republikane) që të pretendojë një ndryshim të mandateve të përfaqësimit në KQZ, me justifi kimin se tanimë LSI nuk bën pjesë në koalicionin qeverisës dhe si rrjedhim përfaqësimi i saj në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve dhe në ato të nivelit të dytë e të tretë (KZAZ-të dhe KQV-të) duhet të ndryshohet, duke u zëvendësuar nga një parti qeverisëse.

Pretendimi i të djathtës për rikompozimin e KQZ-së dhe sulmi i pritshëm, që me shumë gjasa do të vijojë në Kolegjin Zgjedhor, është si zakonisht tërësisht politik dhe pa asnjë mbështetje në bazën ligjore që rregullon këtë organ të rëndësishëm kushtetues.

Neni 13të i Kodit Zgjedhor specifikon mënyrën e zgjedhjes dhe afatin e mandatimit të anëtarëve të KQZ-së, teksa neni 18të i po të njëjtit Kod parashikon rastet kur mandati i një anëtari të KQZ-së mbaron përpara afatit. Së pari, teksa fl asim për parashikimet ligjore të Kodit Zgjedhor, duhet të theksojmë se ligji për administrimin e zgjedhjeve.

karakterizohet nga një paranojë ekstreme në shumicën e parashikimeve të tij, duke parashtruar nene e pika për detaje dhe situata nga më specifi ket lidhur me procesin elektoral. Siqodoftë, legjislatori (respektivisht partitë politike që e kanë propozuar/votuar këtë Kod) nuk kanë pasur mundësinë apo vizionin që të parashikojnë dhe të refl ektojnë në Kod situatën në fjalë; pra ndryshimin e përbërjes së shumicës parlamentare dhe si rrjedhojë ndryshimin e përbërjes së KQZ-së.

Në frymën dhe parashikimet e Kodit, mandati i anëtarëve të KQZ-së nuk mund të pushojë për shkak të ndryshimeve në vijën politike të partisë që i ka propozuar ata, dhe një tregues i këtij fakti është kohëzgjatja 6-vjeçare e mandatimit të anëtarëve të KQZ-së, pra dy vjetë më shumë sesa kohëzgjatja kushtetuese e një legjislature, dhe rrjedhimisht edhe më jetëgjatë sesa linja politike e njërës apo tjetrës forcë politike që zgjedh të jetë pjesë e qeverisë apo e opozitës.

Së dyti, pretendimi i mazhorancës për të kaluar çështjen në Kolegj Zgjedhor (në rast se KQZ nuk do mund të marrë vendim për ndryshimin e mandateve të anëtarëve të saj, siç Kodi imponon) po ashtu do ishte i pambështetur në ligj.

Kodi e shikon Kolegjin Zgjedhor si një mjet ankimimi gjyqësor për vendimet e KQZ-së lidhur me administrimin e zgjedhjeve, por nuk ofron parashikime lidhur me kompetencat e Kolegjit sa i përket përbërjes së KQZ-së, me përjashtim të nenit 18, pika b, për shkarkimin e anëtarit të KQZ-së të cilit i hiqet mandati si pasojë e daljes në pension.

Mënyra se si anëtarët e KQZsë (që është organ kushtetues) mandatohen është shprehimisht e parashikuar në Kod dhe Kolegji Zgjedhor nuk mund të marrë kompetenca interpretuese pasi nuk është ky funksioni që legjislatori i ka atribuuar.

Së treti, në një argument politik e jo më ligjor, prapë pretendimi i mazhorancës qeverisëse për të rikonfi guruar KQZ-në është logjikisht i pamundur e i pajustifi kuar. Kjo sepse për momentin mandatet “e diskutueshme” i përkasin LSI-së (që tanimë është rradhitur në opozitë) dhe PBDNJ-së, dhe kjo e fundit akoma nuk është shprehur për qëndrimin politik që do të mbajë në zgjedhjet e ardhshme.

Duke mos pasur një qëndrim të qartë të rradhitjes politike të PBDNJ-së (e cila hipotetikisht mund të vendosë që të bëjë koalicion me Partinë Demokratike, duke konsideruar edhe ftesën që Berisha i ka bërë së fundmi Dules), debati dhe rrjedhimisht procesi për balancimin politik të KQZ-së do të ishte i panevojshëm.

Tentativa e fundit e mazhorancës për të ‘rimarrë kalanë’ e KQZ-së nuk bën asgjë më tepër sesa vërteton dyshimet se Berishës i duhet ky institucion për të manipuluar procesin zgjedhor. Nëse angazhimi i qeverisë dhe kryeministrit për të kryer zgjedhje të ndershme e të pakontestueshme do ishte jo i shtirur, përbërja e KQZsë nuk do kishte aspak rëndësi, duke qënë se procesi a priori do duhet të ishte i qetë e i papërlyer me incidente, përplasje a pretendime për të cilat do ishte e nevojshme vendim-marrja e Komisionit.

Kryeministri ka sot një rast fantastik për të provuar që zgjedhjet do jenë të paqta e të pakontestuara, duke i lënë opozitës shumicën në KQZ, e duke u futur në zgjedhje vetëm me sigurinë që i garanton puna që ka bërë në këto 4 vite qeverisje. Me sa duket, kjo s’mjafton!

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptrja.com (print) 10.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë