Sulmi i Hamasit, çdo apartament në Izrael ka 'bunkerin e vet'! Dëshmia nga Tel Aviv për Report Tv, nga sirenat e alarmit tek shpërthimet

Qeveria shpallur gjëndjen e luftës. Çdo gjë është e mbyllur. Janë të mbyllura shkollat, vetëm supermarketet. Ka shumë pak njerëz nëpër rrugë.

Felicita Jakoel, kryetare e shoqatës së miqësisë Shqipëri – Izrael në një intervistë me skype për emisionin “Përballje” në Report Tv tregon se çfarë po ndodh në Tel Aviv.

Ndërkohë zbulon se çdo apartament në Izrael ka dhomën e sigurisë që janë ndërtuar në mënyrë të tillë që të mund ti rezistojë goditjeve të madhe.

Në çdo apartament është ndërtuar një dhomë që është ndërtuar në mënyrë të tillë që të mund ti rezistojë goditjes së madhe dhe një derë të posaçme. Më pas kur nuk ka probleme është si dhomat e tjera. Në dukje mezi e kupton që është dhoma e sigurtë. Vetëm në pallatet që janë ndërtuar në vitet 1970 aty akoma apartamente të cilët nuk e kanë këtë facilitet. Mbrëmë nata ishte shumë e qetë. Sot në mëngjes pati një sirenë. Vajtëm u futëm në dhomën e sigurtë.

Dëgjuam një shpërthim e mbaroi. Shpërthimet që dëgjojmë janë të shtëna që dërgon Hamasi dhe kupa e hekurt i shpërbën në qiell dhe ato që dëgjojmë ne janë pjesët e raketës që bien në tokë por që janë dhe të rrezikshëm"

Kryetarja e shoqatës së miqësisë Shqipëri – Izrael bëri me faj Hamasin dhe për vdekjet në Gaza.

"Bota sot duhet ta kuptojë që është e pamundur të flitet në këtë grup. Mund të flitet me palestinezët e arabët,por jo me Hamasin. Hamasi është organizatë gjakatare dhe bota duhet ta përballojë siç e ka luftuar SIDA. Deri para një jave futeshin në Izrael mijëra punëtorë arabë dhe të gjithë patëm iluzionin që përparimi ekonomik do të sillte edhe në popullsi një paqësim, por me Hamasin është e pamundur të ndodhë.  Për humbjet në Gaza fajtorë është Hamasi. Mentaliteti i tyre është fanatik dhe shumë i skajshëm dhe nuk ka rrugë tjetër që të flitet me ta" tha Felicita Jakoel për gazetaren Besmira Pelushaj. 

Për ekspertin e Sigurisë, Ergys Muzhaqi:  Shqipëria duhet të jetë në krah të Izraelit.

"Edhe sot që flasim kemi një konferencë islamike që mund të tërheqë dhe njohjet ndaj shtetit të Kosoves dhe të krijojë problematika që nuk i dëshirojmë në rrafshin e politikave kombëtare"

Në studio ishte edhe Emilio Çika pedagog i marrëdhënieve ndërkombëtare.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:22
Dëshmia e shqiptares nga Izraeli: Militantët e Hamasit kanë mbërritur në qytetin tim! Koshmisë time iu vra djali

Irena Seinova një shqiptare që jeton Beersheba të Izraelit në një intervistë për emisionin “Përballje” në Report Tv tregon se militantët e Hamasit kanë mbërritur në qytetin e saj dhe policia u ka kërkuar që të mos dalin në rrugë

“Nga dje në drekë Beersheba ka qenë e qetë dhe nuk ka pasur gjuajtje raketash drejt Beersheba. Policia na ka udhëzuar të mos dalim jashtë sepse terroristët kanë mbërritur dhe në Beersheba. Gjatë natës dhe sot nuk kemi pasur sirena, por kemi pasur shumë në qendër të Izraelit, në qytete si Ashkelon, Tel Aviv dhe disa qytete të tjera ka pasur shumë e shumë. Koshmisë time iu vra djali, dje isha në varrim. Ka dhe shqiptarë që shërbejnë por nuk kanë ndodhur gjë deri tani”tha Irena Seinova për gazetaren Besmira Pelushaj.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Studio Live/ Dosja 'Toyota Yaris', Petraj: Hetimet u mbyllën por nuk dihet origjina e parave! Softa: Ka mangësi, por besoj do kemi prova të reja

Studio Live/ Dosja 'Toyota Yaris', Petraj: Hetimet u mbyllën por nuk dihet origjina e parave! Softa: Ka mangësi, por besoj do kemi prova të reja