Këshilli i Lartë i Prokurorisë reagon për sulmin e Metës ndaj kreut të SPAK: Dënojmë çdo veprim fyes dhe intimidues ndaj prokurorëve
Kreu i KLP-së, Alfred Balla
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka dënuar sulmin e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta në drejtim të kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani të cilin e akuzoi se ishte takuar me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal.
Përmes një reagimi për shtyp KLP i cilëson shqetësuese deklarata të tilla fyese dhe intimiduese, ndërsa bën thirrje të mos cenohet puna e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme.
"Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka ndjekur me shqetësim ditët e fundit, deklaratat e subjekteve të veçanta në mediat audio vizive dhe ato elektronike, lidhur me prokurorët e Prokurorisë së Posaçme pranë (SPAK) dhe kreut të saj. Këshilli i Lartë i Prokurorisë, dënon çdo gjuhë urrejtje, shprehje, veprim fyes dhe intimidues që synon të denigrojë në mënyrë të padrejtë figurën e prokurorëve apo të ushtrojë presion ndaj tyre, duke i bërë thirrje gjithkujt të mos cenojë në asnjë mënyrë punën profesionale të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme", thuhet në reagim.
KLP thotë se Dumani mund të bëjë ankesë, ndërsa garanton mbështetje ndaj çdo prokurori.
"Çdo subjekt i përfshirë në veprimtarinë ligjore të prokurorisë, ka të drejtë të paraqesë çdo pretendim, ankesë apo kundërshtim në Gjykatën kompetente të parashikuar nga ligji për dhënien e drejtësisë. Kjo, në një shtet demokratik, është e vetmja mënyrë për të arritur tek e vërteta. Në të njëjtën kohë Këshilli mbështet pa rezerva veprimtarinë ligjore të çdo prokurori të sistemit të prokurorisë, duke i inkurajuar ata të vijojnë të ushtrojnë me kompetencë dhe pavarësi të plotë funksionin e tyre për ngritjen dhe përfaqësimin e akuzës ndaj kujtdo, në emër të shtetit shqiptar, të pa ndikuar nga askush."
Ndonëse Dumani sqaroi gazetarët se nuk është takuar asnjëherë me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së McGonigal, Meta përsëriti akuzat ndaj drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, madje e cilësoi atë si "vrasës të pluralizimit".
Lajmi kryesor:
Dumani hedh poshtë deklaratat e Ilir Metës: McGonigal? S'e kam njohur kurrë, as s'e kam takuar! Gjithçka, vijim i akuzave të pabaza
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51.1%
-
Jo
45.5%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5462
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Edhe Meta si Berisha: Pas 11 majit, vetting reformës në drejtësi e SPAK-ut! U kap nga Edi Rama
18 Shkurt, 14:49
-
Arrestimi i Veliajt/ Karanxha: Kundër këtij standardi, kryebashkiaku i New York-ut hetohet në gjendje të lirë! Karaj: Pse Rama nuk reagoi njësoj për Metën?
17 Shkurt, 22:20
-
Kreshnik Spahiu në Report Tv: Mendoj që Metës dhe Veliajt mund t’iu hiqet arresti si një praktikë në Gjykatën e Lartë
17 Shkurt, 21:37
-
Arrestimi i Veliajt, Ilir Yzeiri në Report Tv: Hetimi nisi me një letër anonime banale! SPAK nuk merret me 21 janarin apo Gërdecin por me blerjet online të gruas së kryebashkiakut
17 Shkurt, 13:49
-
Berisha nuk kursen sulmet: Dumani, 'ushtar i partisë'! Do përballet me ligjin për krime elektorale
17 Shkurt, 12:51
-
Pro apo kundër shkrirjes së SPAK? Kryemadhi në linjë me Berishën: Prokuroria e Posaçme u kthye në vegël shantazhi e linçimi ndaj opozitës
17 Shkurt, 12:10
-
Zgjedhjet/ Partia e Lirisë takim me Diasporën në Milano, Meta reagon nga qelia: Çdo votë e juaja është për rotacionin dhe ndryshimin, regjistrohuni!
16 Shkurt, 17:45
-
4 muaj në qeli, Meta kërkon lirinë teksa zgjedhjet po afrojnë! Gjykata e Lartë vendos më 27 shkurt, shprehet edhe për Kryemadhin
16 Shkurt, 10:54
-
E quante 'instrument kamikaz' në duart e Ramës, Meta si Berisha me dy standarde, tani mbrojnë SPAK: Pas 11 Majit, do të vazhdojë të funksionojë
14 Shkurt, 19:25
-
VIDEO/ Si militantët e PD dhe Partisë së Metës bllokonin rrugët para SPAK dhe Tedi Blushi godiste furgonin e Policisë
14 Shkurt, 14:42
-
Pse SPAK dhe GJKKO reagojnë për protestën e mbështetësve të Veliajt dhe nuk thanë asnjë fjalë për protestat pro Berishës dhe Metës?
14 Shkurt, 14:35
-
‘Vetëm largimi i organizatës kriminale rrit të ardhurat për shqiptarët’, Meta nga qelia: Më shumë fonde për arsimin publik
13 Shkurt, 15:16