E quajti Departamentin e Shtetit mafie ndërkombëtare, por çfarë thoshte Ilir Meta vetëm pak muaj më parë kur Biden u zgjodh president

E quajti Departamentin e Shtetit mafie ndërkombëtare, por çfarë thoshte Ilir Meta vetëm pak muaj më parë kur Biden u zgjodh president

Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ditën e djeshme e ka cilësuar ‘mafie ndërkombëtare’ vlerësimin e Departamentit Amerikan të Shtetit që e renditi Ardian Dvoranin si një nga 12 personalitetet në botë në luftën anti-korrupsionit.

Por ky ‘sulm’ ndaj SHBA-së duket se bie në kontradiktë me deklaratën e tij vetëm pak ditë më parë pas fitores së Presidentit Joe Biden në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Kujtojmë se Meta e uroi për fitoren presidentin demokrat teksa shkruante se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së do të zhvillohen më tej.

Ai thoshte se Shqipëria do vijojë të mbështetet në partneritetin strategjik me SHBA si garanci jetike për paqen dhe stabilitetin në rajon, ndërsa tashmë e cilëson raportin e DASH për Dvoranin si mafie ndërkombëtare.

“Urimet më të sinqerta, të miat dhe të popullit shqiptar, për Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sh.T.Z. Joe Biden dhe Zëvendëspresidenten, Sh.S.Znj. Kamila Harris. Jemi të bindur se marrëdhëniet tona do të vazhdojnë të zhvillohen më tej, ndërsa së bashku forcojmë bashkëpunimin transatlantik dhe në NATO. Shqipëria do vijojë të mbështetet në partneritetin strategjik me SHBA, si garanci jetike për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë dhe në çështje të rëndësishme globale” – thoshte Meta në 8 nëntor 2020 pas fitores së Biden.

Ditën e djeshme, Departamenti Amerikan i Shtetit rendit ish-kreun e KED Ardian Dvoranin mes 12 personaliteteve më të spikatur në luftën kundër korrupsionit në botë, një vlerësim ky që vjen pas sulmeve të njëpasnjëshme që i janë bërë nga presidenti i republikës Ilir Meta. Këtë vlerësim të DASH, Dvorani tha për Report Tv se sapo e ka marrë vesh përmes medieve, ndërsa momentalisht shtoi se ndodhet në gjyq.

E.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël