Sulmi kibernetik i Iranit në Shqipëri, publikohen një listë që pretendohet të jetë informacioni i sistemit ‘MEMEX! Policia: S'janë dëmtuar të dhëna sensitive, po hetojmë

Sulmi kibernetik i Iranit në Shqipëri, publikohen një listë që pretendohet të jetë informacioni i sistemit ‘MEMEX! Policia: S'janë dëmtuar të dhëna sensitive, po hetojmë

Foto ilustruese

Grupi kriminal i  financuar nga Irani që i bëri sulm kibernetik Shqipërisë ka publikuar ditën e sotme disa të dhëna, të cilat prej po konsiderohen nga mediat si lista sensitive e sistemit MEMEX, i cili përmban listën e personave të dyshuar si të përfshirë në veprimtari kriminale. "Homeland Justice", në vijim të veprimeve kriminale, ka publikuar obline një material prej 1.7 giga byte, 49 file ku janë të dhënat e rreth 100 mijë personave.  Por ajo që vihet re nga një kontroll i thjeshtë në listë është fakt se aty ka edhe emra të njohur politikanësh dhe gazetarësh, që asnjëherë nuk kanë qenë të lidhur me ndonjë çështje kriminale. Ende nuk është sqaruar kjo por që vetë policia ka thënë në një reagim se asnjë e dhënë sensitive nuk është prekur apo dëmtuar nga sulmi kibernetik në sistemin MEMEX. Policia thotë se nuk janë prekur apo dëmtuar të dhëna sensitive që administrohen në këtë sistem, të cilat kanë të bëjnë me punën policore, dhe për origjin e daljes së këtij informacioni po hetohet. 

MEMEX njihet edhe si Sistemi i Menaxhimit të Informacionit Kriminal dhe është mjeti kryesore në punën e Policisë së Shtetit. MEMEX mban të dhëna sekrete të policisë mbi çdo eksponent kriminal. Ky sistem shërben për marrjen dhe transmetimin e njoftimeve për ngjarjen kriminale të ndodhur, informacionit policor si dhe të dhënave për personat e implikuar në këto ngjarje apo informacione.

Informacionet e publikuar sot nga grupi kriminal i hakerave vjen si vijimësi të disa publikimeve të dokumenteve që janë marrë nga sulmi mbi sistemet qeveritare dixhitale shqiptare. Më parë janë publikuar edhe informacione të marra nga emaili zyrtar të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano.

Kujtojmë se para pak ditësh Byroja Federale e Hetimit (FBI) dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës (CISA) kanë publikuar një deklaratë të përbashkët, ku kanë dhënë detaje për sulmet kibernetike të Iranit kundër Shqipërisë.

Në deklaratë thuhet se qeveria iraniane, e identifikuar me ‘Homeland Justice’ nisi sulmin në korrik të 2022 kundër portaleve qeveritare shqiptare duke bllokuar përkohësisht shërbimet online. Sipas deklaratës, hakerët iranianë kanë pasur akses në rrjetin e shërbimeve shqiptare afërsisht 14 muaj përpara se të fillonte sulmin keqdashës kibernetik. Hakerët iranianë kanë mbajtur akses të vazhdueshëm në faqet shqiptare përafërsisht një vit, akses i cili përfshinte një kodues skedarësh të stilit ransomëare dhe një malëare që fshinte disqet. Hakerët kishin mundësi të shfrytëzonin periodikisht të dhënat e qeverisë shqiptare në portalet online.

Midis majit dhe qershorit 2022, hakerët iranianë kryen sulmin e parë ndaj portaleve qeveritare shqiptare, duke nxjerrë të dhënat e qytetarëve. Më pas në korrik 2022, hakerët goditën sërish portalin qeveritar shqiptar, duke lënë edhe një mesazh për muxhaedinët që Shqipëria ka strehuar në Durrës.

Në qershor 2022, HomeLand Justice krijoi një faqe interneti dhe profile të shumta të mediave sociale që postonin mesazhe anti-MEK. Më 18 korrik 2022, Homeland Justice pranoi sulmin kibernetik ndaj portaleve qeveritare shqiptare. Më 23 korrik 2022, postoi HomeLand Justice video të sulmit kibernetik në faqen e tyre të internetit.

Nga fundi i korrikut deri në mesin e gushtit 2022, llogaritë e mediave sociale të lidhura me HomeLand Justice filluan të publikonin të dhënat e qytetarëve dhe qeverisë shqiptare online. Në shtator 2022, hakerat iranianë nisën një tjetër sulm kibernetike kundër Qeverisë së Shqipërisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:16
Publikim i informacioneve të MEMEX nga hakerat? Reagon Policia e Shtetit: Nuk janë dëmtuar të dhëna sensitive

1664803039_6400633add5dad819.jpg

Policia e Shtetit garanton shqiptarët se asnjë e dhënë sensitive nuk është prekur apo dëmtuar nga sulmi kibernetik.  Në një reagim pas publikimit të të dhënave për të cilat pretendohet të jenë nga sistemi MEMEX, ku regjistrohen personat që janë nën hetim, policia thotë se deri në këto momente, nuk janë prekur apo dëmtuar të dhëna sensitive që administrohen në këtë sistem, të cilat kanë të bëjnë me punën policore.

 “Policia e Shtetit njofton se, deri në këto momente, nuk janë prekur apo dëmtuar të dhëna sensitive që administrohen në këtë sistem, të cilat kanë të bëjnë me punën policore. Policia e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët, po heton origjinën e rrjedhjes së këtyre të dhënave dhe apelon që, në zbatim të urdhrit të prokurorit, të datës 19.09.2022, të mos publikohen nga mediat audiovizive, të shkruara, online, në rrjete sociale apo në çdo formë të publikimit apo transferimit, të dhëna që postohen nga autorët e këtij sulmi kibernetik ndaj sistemeve dixhitale të Policisë së Shtetit”, thuhet në reagimin e Policisë së Shtetit.

Ora 12:33
Publikimi i të dhënave të kartotekës, Berisha: Moment i rrezikshëm për vendin, qeveria asnjë masë për mbrojtjen e sistemeve  

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për publikimin e të dhënave që pretentohet të jetë lista e dalë nga sistemi ‘MEMEX’. Berisha tha se ky është një moment i rrezikshëm për vendin, ndërsa sipas tij dalja e këtyre të dhënave dëshmon dorëzimin e shtetit në duart e krimit.

Berisha thotë se qeveria nuk ka marrë asnjë masë për mbrojtjen e sistemeve, ndryshe nga sa ata deklarojnë. Në një deklaratë për shtyp ish-kryeministri tha se ndonëse ka pasur disa sulme kibernetike.

“Njoftimi i mëparshëm rezulton 100 përqind i vërtetë. Sot, nga sistemi MEMEX, i cili përbën kartotekën e punës 30-vjeçare të Policisë së Shtetit, janë publikuar 105 mijë emra shqiptarësh, të dyshuar, të hetuar nga policia për krime të llojeve nga më të ndryshmet. Nga sistemi janë ekspozuar emrat në mënyrë që të paralajmërohen të gjithë ata që janë në vëzhgim, janë në hetim, janë në shqyrtim për aktivitete të ndryshme kriminale. Është ky një moment jashtëzakonisht i rrezikshëm për vendin. Është ky një moment që dëshmon se çdo gjë në këtë shtet të mafias, ndodhet në duart e krimit. Është ky një moment, në të cilin Shqipëria bëhet vendi më i rrezikshëm në Ballkan dhe Europë, pasi paralajmëron kështu, kontigjentet e delikuenteve të saj se janë në ndjekje dhe mbikëqyrje policore, dhe se ata për të shpëtuar, duhet të largohen. (...)

Nga data 15 korrik deri më sot nuk është marrë asnjë masë për mbrojtjen e sistemeve, të tjerat janë mashtrime. Kurse nxjerrja e të dhënë të kartotekës përbën shkallën më ekstreme të dekonspirimit dhe të dorëzimit të këtij shteti mafioz tërësisht në duart e krimit. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë veprimtari kriminale shtetërore. E kam të qartë se hacker iranianë sulmuan portalin e-albania dhe e besoj raportin e publikuar, por absolutisht, të dhënat faktojnë se ata nuk janë të vetëm. Sistemet digjitale u shkatërruan nga kombinime hakerash rajonale, europainë. Imagjinoni për një moment një proces që ka filluar në vitin 2017-2018 me publikimin e të gjitha të dhënave për oficerët e shërbimit informativ kombëtar. Proces që u vazhdua me dorëzimin e të dhënave personale të 1 mln shqiptarëve, që u vazhdua me publikimin e rrogave, targave, a ka njeri sot në një proces të vetëm gjyqësor për të gjithë këtë veprimtari, që ishte absolutisht qeveritare. Drejtësia është e tëra një vegël e partisë shtet dhe zbaton vetëm urdhrat e saj", tha Berisha. 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hita: 03/10/2022 19:26

    Si nuk qelluan informaticienet e sales do e kishin honger pa dal

    Përgjigju
  • Xhaxhiu: 03/10/2022 19:26

    Se cpun kan pas iranianet me sulmu qr gjithsesi esht perballu mir

    Përgjigju
  • anja: 03/10/2022 15:34

    turp te vije o berishe e tregove veten prap me keto genjeshtra

    Përgjigju
  • Romi: 03/10/2022 15:33

    Filloni arrestimet nga prokuroret e gjyqtaret e korruptuar .. E kuptoni se cfare behet ne prokurorin e fierit . Genci mane nje krye kriminel qe mbron grupet e strukturuara kriminale . Prokuror mizerje plehre . Arrestojeni kriminelin genci mane.

    Përgjigju
  • Marian: 03/10/2022 14:49

    Mos ua qaj hallin o sali se jane marr masa direkte imagjinoje te ishe ti pale sa katastrof do ishim

    Përgjigju
  • Klajdi: 03/10/2022 14:47

    Vetem ato te tuat nuk do te publikohen pa merak se ngaqe krimet e tua i dim

    Përgjigju
  • Qoftja: 03/10/2022 14:37

    Me falni per injorancen, dalja e ketyre informacioneve ne shesh…eshte gje e mire apo e keqe? Po pse vrapuam qe te bejme gjera digjitale me internet pa menduar se si mbrohen kto gjera qe mos na i vjedhin? Se. Kapim ne nga interneti sherbimet, po na i kapin dhe iranianet qe per momentin po na dalin armiq. Ne do mbeshtetemi ne forcat tona me i mbrojt apo do ja japim psh amerikanve apo francezve ose gjermanve? Po sikur neser te na dalin dhe kta armiq, se miq ska sot, ka vetem interesa. Ne kujtojme se “miqte”nuk na i perdorin informacionet qe ne ja japim, kunder nesh. Duhen pjekur mire kto muhabete para se me mar leket e tenderave nga tenderaxhinjte.

    Përgjigju
  • Luan: 03/10/2022 14:33

    Sistemi u prish qe te manipuloje zgjedhjet e frpd ti.

    Përgjigju
  • Alban: 03/10/2022 14:25

    Une e di qe ti nuk ke merak se te del gje o plak se i ke djegur ne kohen tende kur cdo gje behej me lapsi e me leter, po mos ha kot.

    Përgjigju
  • Ylli: 03/10/2022 12:47

    Asnje mas thot ky. Shif e dgjo mor sali

    Përgjigju
  • Igli: 03/10/2022 12:45

    Ti ke hallin se mos te dalin ato budallalliqet e tua mor sali.

    Përgjigju
    • Beluli: 03/10/2022 22:15

      Sa shum ju dhimset pushteti I korruptuar o mercenare te paguar.sala,sala po Rame çakalli po ban namin.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Me floririn e Kërrabës ka minierë në Kongo', avokat Beqiri për Ilir Metën: Me akrobacitë majë shtyllës do të thotë se jam i sëmurë psiqik

'Me floririn e Kërrabës ka minierë në Kongo', avokat Beqiri për Ilir Metën: Me akrobacitë majë shtyllës do të thotë se jam i sëmurë psiqik