Sulmi kundër KZAZ-ve, Brozi: Mafia politike e ndihmuar nga anti-perëndimorët po destabilizojnë vendin

Sulmi kundër KZAZ-ve, Brozi: Mafia politike e ndihmuar nga anti-perëndimorët po destabilizojnë vendin

Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi i ka bërë apel prokurorisë që të vendosë para drejtësisë pa asnjë tolerancë të gjithë ata që po tentojnë që t'u vendosin zjarrin qendrave të votimit. Ai thotë se prokuroria nuk duhet t’i përkedhelë edhe më tej politikanët e korruptuar, të cilët sipas tij të ndihmuar nga  disa shtete antiperëndimore janë bashkuar për të destabilizuar Shqipërinë.

"I bej apel prokurorise dhe gjithe institucioneve shteterore te zbatojne pa asnje hezitim e tolerance ligjin ndaj atyre qe po tentojne t’i vene flaken shkollave, qendrave te votimit, qe po shkaterrojne materialet e zgjedhjeve, qe pengojne e dhunojne fushaten zgjedhore. Keto akte nuk kane asgje te perbashket me demokracine. Prokuroria nuk duhet t’i perkedhele edhe me tej politikanet e korruptuar. Aq me teper nuk duhet te lejoje qe politikanet e thirrur si te pandehur te tallen me prokurorine e ligjin duke refuzuar te paraqiten.

Mafia politike, kriminale e terroriste, e ndihmuar nga disa shtete antiperendimore qe veprojne kunder vendit tone, jane bashkuar per te destabilizuar Shqiperine. U bej apel te gjithe shqiptareve kudo qe jane dhe qe duan familjet dhe vendin e tyre, te distancohen nga keto banda kriminale e terroriste te udhehequra nga disa politikane te korruptuar e inkriminuar qe besojme seshpejti do te vihen ne banken e te akuzuarve" deklaron Zef Brozi.

Militantët e PD sulmuan KZAZ nr.3 në Shkodër mbrëmë duke thyer xhamat e saj dhe më pas i kanë vënë flakën me benzinë. Punonjësit e bashkisë së Tropojës, që drejtohet nga i zgjedhuri i PD-së, Besnik Dushaj paraditen e djeshme shqyen derën e muzeut të qytetit duke marrë materialet zgjedhore, të cilat më pas i hodhën në rrugë. Edhe kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu nxori në terren zëvendësin e tij, dhe Policinë Bashkiake për të kërkuar lirimin e ambienteve në varësi të bashkisë, që po shërbejnë si KZAZ.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • SHqipnija mesme: 20/06/2019 09:09

    Nuk qeke keq me plastikën. N'ça veni e ke bo, se t'shkojka shum

    Përgjigju
  • doneta: 19/06/2019 12:57

    Shqiperia fatkeqsisht ka rene keq ne duart e Ilir Metes,Sali Berishes,Lulzim Bashes,MOnika Kryemadhit,Fatmir Mediut... kriminele e sharlatane te provuar ne keto 30 vjet,ky grup mafioz kriminal e ka cuar vendin ne prag destabilizimi,me vendimin e nje hijene si Ilir Meta i ka hapur rruge destabilizimit,populli nuk duhet te rrije duarkryq e te beje sehire si tallin menderen keta kriminele politik te PD-LSI.

    Përgjigju
  • Ermela: 19/06/2019 09:22

    Kthehu Zoti Zed Brozi atdheu yne Shqiperia eshte ne rrezik,dhe Ka nevoje o sot o kurre per Binet dhe Vijay e saji te mencur Beje Zef tregoje burrerine tende dhe atdhetarizmin tend

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kapshticë/ 5 ditët  e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat

Kapshticë/ 5 ditët e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat