Sulmi më acid, drejtori i teatrit në
Moskë: E di kush fshihet

Sulmi më acid, drejtori i teatrit në <br />Moskë: E di kush fshihet
RUSI - Drejtori artistik i Teatrit Bolshoi tha se është "absolutisht i sigurt" se kush fshihet prapa sulmit me acid, që e la të lënduar rëndë muajin e kaluar.

Drejtori artistik doli nga një spital në Moskë të hënën pas një sulmi me acid mbi fytyrën e tij, e cila i kërcënon seriozisht shikimin e tij. Sytë e tij janë dëmtuar rëndë dhe deri tani, ai i është nënshtruar pesë operacioneve dhe është nën monitorim të vazhdueshëm. Filin do të udhëtojë për në Gjermani për të vazhduar një trajtim më të specializuar në një klinikë spitalore.

Sergei Filin tha për BBC-në se ai nuk do të bëjë të ditur emrat derisa hetuesit të jenë të gatshëm për të zbardhur hetimet. Ai tha se ishte i sigurt se qëllimi i sulmit ishte për të hequr atë si drejtor artistik dhe të shkatërrojë reputacionin prestigjioz të Teatrit të Baletit në Moskë.

Ai tha: “Do të ndihem më mirë në qoftë sytë e mi mund të shohin pak më shumë. Trupi im është plot energji dhe forcë, duart dhe këmbët janë në formë të përkryer shëndetësore. Unë kam vullnetin dhe energjinë për të ecur përpara.”

Sergei Filin ka qenë një nga balerinët më të mirë të Bolshoi-t, që është një nga teatrot më të mëdha në botë.


(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ