Sulmi mbi konsullatën e nderit në Kharkiv, Konsulli shqiptar për Report Tv: Bombardimi jo i rastësishëm, mund të jetë nxitur nga qëndrimi i Shqipërisë kundër agresionit rus

Tre bomba të lëshuara nga forcat ushtarake ruse kanë shkatërruar Konsullatën tonë të Nderit në Kharkiv. Konsulli shqiptar i nderit në Ukrainë, Shahin Omarov ka dhënë për Report Tv arsyet se përse mund të jetë bombarduar konsullata. Në një intervistë për gazetarin Arbër Hitaj, Omarov thotë se tre mund të kenë qenë arsyet. Sipas tij, një nga arsyet e sulmit mund të jetë qëndrimi i Shqipërisë kundër agresionit rus.

“Pardje në orën 23:15 në Kharkiv ishte suli ajror i radhës, tre bomba ranë mbi ndërtesën ku në konsullatën tonë. Lufta e Rusisë nuk ka qëllim të caktuar ndërtesë, banesë, çfarë qëllimi ka nuk kuptohet. Konsullata jonë e nderit është e vetmja njësi diplomatike në Kharkiv. Edhe para fillimit të luftës kam folur nëpërmjet kanalit tuaj që unë nuk kam qëndruar indiferent por kam folur, kam nxjerrë qëllimet e luftës dhe prandaj mesa duket do jetë edhe kjo arsyeja. Do jetë edhe kjo arsye. Edhe qeveria shqiptare dhe populli shqiptar ka qenë në anën e popullit tonë, e ka dënuar agresionin e Rusisë. Ky mund të jetë edhe faktori i dytë, krahas asaj që thashë unë që kam folur. Shkaku i tretë është që raketa të tjera, jo rastësisht mendoj unë, sepse ndërtesa nuk është e hapur që të bjerë rastësisht, është e mbyllur e rrethuar. Të gjitha këto janë supozimet e mia”, tha Omarov për Report Tv.

Omarov thotë se nuk ka asnjë informacion nëse në Ukrainë ka shqiptarë që po luftojnë. Por sipas tij, deklaratat e Putin se mercenarë nga Shqipëria, Kosova dhe Kroacia i janë bashkuar ushtrisë ukrainase, vijën se ai shqetësohet sepse e di që populli shqiptar është luftëtar.

“Presidenti ynë Zelensky ka bërë thirrje për të ardhur vullnetarë për të krijuar një ushtri speciale, për të na ndihmuar. Nuk kam të dhëna se ka luftëtarë shqiptarë, nga Kosova apo nga Kroacia. Nëse ka dhe kjo e shqetëson udhëheqjen ruse. Ka arsye pse shqetësohet ai për këtë gjë. Mesa duke ai e di që populli shqiptar janë luftëtar. Ata e kanë provuar, kanë luftuar për lirinë, nuk janë thjesht mercenarë, por vijnë për të vendosur drejtësinë në këtë vend që po bëhet padrejtësi”, u shpreh Omarov.

Kharkiv është qyteti i dytë më i madh në Ukrainë që ka pësuar dëmtime të mëdha nga bombardimet ruse. Por sot, Omarov thotë se situata në Kharkiv është më e qetë pasi nuk ka veprime të shtuara ushtarake. Ai thekson se Ukraina nuk do tu dorëzohet Rusisë, por  do të vazhdojë të luftojë për aq kohë sa do të luftojnë edhe rusët.

“Në Kharkiv sot është më qetë, nëse në qytete nuk ka veprime të shtuara lafarake, në periferi zhvillohen goditje masive shumë të mëdha, goditje në spitale, shkolla, kopshte. Nëse ka ngadalësim të veprimeve ushtarakeve kjo ndodh për disa arsye se në tokë ata nuk marrin asgjë, se mund të ndodh nga ngadalësimi i ushtarëve. Nëse s’do ishin sulmet ajrore, lufta në tokë do kishte mbaruar me kohë. Tre herë është vendosur armëpushim, dhe tre herë korridoret janë ndërprerë, është bombarduar. (...)Ne do vazhdojmë të luftojmë për aq kohë sa do luftojë pala ruse”, vijoi Konsulli ynë i Nderit në Ukrainë.

Omarov thotë se situata humanitare në Ukrainë është e vështirë, madje qytetarët kanë probleme për të marrë ndihmat që vijnë nga vendet europaine.

“Ka mungesë për nevoja humanitare, ilaçet gjithçka që nevojitet. Situata është e vështirë. Nga vendet e Euriopës na vijën ndihma humanitare por qytetarët kanë probleme për ti marrë”, u shpreh ai.  

Një ditë më parë, Ministria jonë e Jashtme njoftoi se Konsullata e Nderit e Shqipërisë në Kahrkiv u  bombardua nga sulmet ajrore ruse.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Zbardhet’ Valbona! Pamje magjepsëse nga veriu i vendit, vizitohet nga turistët

‘Zbardhet’ Valbona! Pamje magjepsëse nga veriu i vendit, vizitohet nga turistët