TIRANE-  Ministria e Punëve të Jashtme dënon me forcë dhunën e ushtruar mbi nxënësit shqiptarë në Shkup, tek ktheheshin nga festimet e ditës së mësuesit, 7 mars.

“ MPJ beson në hetimin e plotë të kësaj ngjarje nga autoritetet e zbatimit të ligjit, vënien përpara drejtësise dhe ndëshkimin e fajtorëve. Ngjarje të tilla, të cilat cënojnë harmonine dhe bashkëjetesën në Maqedoni, duhet të tejkalohen me qetësi dhe maturi nga shqiptarët dhe nga gjithë etnitë e tjera atje.” - thuhet në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Jashtme i cili është shpërndarë sot 3 ditë pas ngjarjes.

Në lidhje me sulmin reagoi dhe Departamenti Amerikan i Shtetit duke kërkuar zbardhjen e autorëve.
(sg/shqiptarja.com)