Në një mesazh ngushëllimi drejtuar autoriteteve iraniane, presidenti rus Vladimir Putin dënoi si “tronditëse dhe mizore" sulmet që ndodhën sot në Kerman, ku po mbahej një ceremoni përkujtimore për komandantin e Gardës Revolucionare të Iranit, Qassem Soleimani, i cili u vra nga forcat amerikane në vitin 2020
“Vrasja e njerëzve paqësorë që vizitojnë një varrezë është tronditëse...”, tha presidenti rus në një mesazh ngushëllimi për homologun e tij iranian Ibrahim Raishi dhe Ayatollah Ali Khamenei, sipas Kremlinit.
“Ne e dënojmë fuqishëm terrorizmin në të gjitha format e tij”, shtoi Putin,.
Lajmi kryesor:
Iran, shpërthime pranë varrit të gjeneralit Soleimani, 103 të vrarë! SHBA: S'besojmë se Izraeli qëndron pas! Lideri i Hezbollahut i paralajmëron me 'luftë pa rregulla'









