Policia në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka identifikuar dy nga autorët e sulmit me armë në San Bernadino. Ata janë 28-vjeçari Syed Farook dhe 27-vjeçarja Tashfeen Malik, të dy të vrarë nga policia. 14 janë viktimat e këtij sulmi me armë si dhe 17 të tjerë të plagosur.
Shefi i policisë në San Bernadino, Jarrod Burguan tha se dy të vrarët dhe një tjetër i arrestuar u futën në një qendër konferencash dhe hapën zjarr mbi pjesëmarrësit në një veprimtari për Krishtlindjet.
Një person i tretë u arrestua në vendin e ngjarjes, por policia tha se ishte e paqartë nëse ky person është i përfshirë në sulm. Syed Farook dhe Tashfeen Malik ishin të martuar, kishin dhe një fëmijë. Ata ishin të armatosur me kallashnikov si dhe të veshur rroba ushtarake.
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA