Sulmi me armë ndaj policisë në Kukës, emigrantët paguan nga 5 mijë € për të shkuar në Gjermani! Algjeriani në kërkim, folës i gjuhës shqipe, njeh shtigjet për kalim kufiri

Prokuroria e Kukësit ka kërkuar kryerjen e ekspertizës së faktorëve plotësues të barutit në rroba dhe në duar për gjashtë klandestinët nga Lindja e Mesme të cilët u arrestuan më 26 maj pas sulmit me armë ndaj policisë në vijën kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës. Masa me afat në gjykatën e Kukësit u kërkua pikërisht për shkak të kryerjes së ekspertizës që është parë e nevojshme nga grupi i hetimit i cili deri në kërë fazë, nuk ka arritur të gjejë armët e përdorura në ngjarje apo prova të tjera që mund të përcaktojnë autorësinë e ngjarjes. Në mungesë të tyre, dyshimet kryesore janë se autori i të shtënave është 27-vjeçari Sultan Grimashi, nga Algjeria, i cili arriti ti shpëtojë ndjekjes policore dhe u shpall në kërkim.

Ky person për grupin e hetimit dyshohet si organizator i kalimit të klandeëstinëve nga Shqipëria drejt Kosovës me destinacion final vendet e BE. Grimashi i cili edhe vetë ka hyrë si emigrant ilegal në Shqipëri, sipas hetuesve ka mësuar gjuhën por njeh mirë edhe terrenin kufitar ku gjatë orëve të natës bëhet kalimi ilegal i klandestinëve. Në dëshmitë e dhëna prej klandestinëve të arrestuar pas sulmit me armë ndaj forcave të rendit, ata janë shpehur se linja e kalimit ilegal niste nga vendet e lindjes, në Turqi, Greqi e më pas në Shqipëri për të vijuar në Kosovë përmes pikës kufitare të Morinit.

Për të mbërritur në Gjermani, pagesa finale është rreth 5 mijë euro, madje disa nga klandestinët, të cilët i kishin shpenzuar paratë rrugës për në Shqipëri dhe gjatë qëndrimit këtu, kishin kërkuar të ktheheshin në Greqi ku punësoheshin si pastrues me qëllim grumbullimin e kursimeve për të përballuar tarifat që kërkonin trafikantët. Klandestinët kanë treguar edhe momentin e sulmit ndaj policisë. Ata kanë thënë se ishin grup me 7 persona, ku  deri në Kukës kishim mbërritur ditën, më pas kanë pritur errësirën për tu nisur drejt luginës në kufirin e gjelbër.

“Në momentin që policia na zbuloi dhe bëri thirrje për të ndaluar ne ngritëm duart lart dhe do dorëzoheshim, por ai, na vuri armën në kokë dhe na kërkoi të shtroheshim barkaz”, ka thënë njëri prej klandestinëve.

Ai ka shtuar se në këtë kohë, trafikanti u kanë marrë nën kërcënimin e armës, paratë që kishin me vete, celularët dhe sendet personale dhe ka arritur të largohet. Në dosje ndodhet edhe procesverbali ku thuhet se në vendin e ngjarjes janë sekuestruar dyshekë sfungjeri dhe batanije pasi mendohet se trafikantët qëndrojnë në pyll me orë derisa bie nata për tu nisur më pas ilegalisht drejt Kosovës. Nga klandestinët e arrestuar, mësohet se Mohamed Radaëin, 20 vjeç, me shtetësi siriane dhe Ayoub Bahhoo, 27 vjeç, me shtetësi algjeriane, ishin kapur edhe më parë duke kaluar ilegalisht kufirin, ishin dënuar në Kosovë dhe kishin vetëm dy muaj që kishin përfunduar dënimin me nga 14 muaj heqje lirie në gjykatën e Prizrenit.

Operacioni në Kukës
NË KËRKIM
Sultan Grimashi, 27 vjeç, algjerian, organizator
TË ARRESTUAR
Ayoub Bahhoo, 27 vjeç, me shtetësi algjeriane
Muhaned Nasir, 25 vjeç, me shtetësi siriane
Nagid Alabdahah, 20 vjeç, me shtetësi siriane
Muhamed Shehab, 21 vjeç, me shtetësi siriane
Mohamed Radaëin, 20 vjeç, me shtetësi siriane
Rabii Lqadi, 40 vjeç, me shtetësi siriane

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025