TETOVE - Djali i liderit të PDSH-së, Menduh Thaçi është një nga 10 të rinjtë që u plagosën gjatë sulmit me pistoletë mbrëmjen e së premtes në një lokal në Tetovë, ku mbeti i vrarë shqiptari Altrim A.
Një ditë pas incidentit të armatosur në lokalin më të frekuentuar në qytet “Barcode”, Portalb ka marrë dëshmitë e personave të cilët shprehen se në mesin e rinjve që ndodheshin në tavolinë me 22-vjeçarin Poroj i Tetovës, ishte edhe djali i Menduh Thaçit. Sipas punonjësve të lokalit, ai mbeti i plagosur në këmbë si pasojë e të shtënave. Pas këtij incidenti të rëndë dyshohet se fshihen motive banale për një femër, ndërsa policia ka vënë në pranga personin e dyshuar dhe një bashkëpunëtor i tij është shpallur në kërkim.
/Shqiptarja.com