Foto: Sistemi antiraketë duke funksionuar në Ashkelon, Izrael, të dielën, 14 prill 2024, foto: Amir Cohen/Reuters
Në deklaratën e parë publike menjëherë pas sulmit të Iranit, Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu tha se është arritur të zbrapsen dhe iu zotua popullit izraelit"Së bashku do të fitojmë". Deklarata u bë në rrjetin social X
Ndërkohë Irani ka paralajmëruar se do të përgjigjet me më shumë forcë nëse Izraeli hakmerret mbi sulmet e kësaj fundjave, për të cilat Teherani tha se ishin vetëm një përgjigje ndaj një sulmi izraelit në fillim të këtij muaji në kompleksin e ambasadës së tij në kryeqytetin e Sirisë, Damask.
Lajmi kryesor:
Irani sulmon me mbi 300 dronë e raketa Izraelin! Kabineti izraelit i luftës: Nuk kundërpërgjigjemi tani! Udhëheqësi iranian: Jerusalemi do t'i përkasë myslimanëve










