Ekspertët ukrainas po punojnë tashmë në zonën kufitare të Polonisë juglindore, ku një raketë vrau dy persona, tha të premten Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba.
Ai shkroi në Twitter se Ukraina do të vazhdojë bashkëpunimin "të hapur dhe konstruktiv" me Poloninë për incidentin e së martës, raporton Reuters.
Varshava dhe aleatët e saj perëndimorë thonë se provat nga vendi i ngjarjes tregojnë se shpërthimi është shkaktuar nga një raketë e mbrojtjes ajrore ukrainase, e cila ka humbur rrugën në ndjekje të një rakete ruse. Kyiv e mohon këtë, duke thënë se ka prova të një "gjurmë ruse" në shpërthim
“Ekspertët ukrainas tashmë po punojnë në vendin e tragjedisë në Przewodów të shkaktuar nga terrori raketor rus kundër Ukrainës. Unë i jam mirënjohës palës polake që u dha (ekspertëve) akses. Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë në një mënyrë të hapur dhe konstruktive, siç bëjnë miqtë më të afërt”, shkroi Kuleba.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Kievi: Në mbrëmje rusët goditën Zaporizhzhian! Blinken: Rusia nuk mund të fitojë, të tërhiqet










